15. Hixhr · Ajeti 77

سورة الحجر
Përkthimi Sherif Ahmeti
77

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

Për ata që besojnë, ka fakte në të.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të gjendjes së mëkatarëve e zullumqarëve në xhehenem, në këto ajete përshkruhet gjendja e fatbardhëve në xhenete plot burime e kënaqësi të tjera, e të pastruar prej veseve si: smirës, zilisë, ironisë etj., ata jetojnë pa brenga si vëllezër të dashur mes tyre. Përveç asaj, se ata nuk kanë përse të mundohen e të lodhen, nuk kanë as frikë se do të dalin prej aty, ose do të vdesin aty janë përjetë. Populli i Lutit ishte një ndër popujt më të shëmtuar në sjellje. Kishin sjellje të vrazhdë e shtazarake. Thuhet se Luti u largua vetëm me dy bijat e veta, ndërsa të gjithë të tjerët u shkatërruan. Luti u urdhërua të ecë pas bijave, që ato të mos frikësohen prej ndonjë sulmi. U urdhëruan të shkojnë drejt Shamit e në vendin ku ishte Ibrahimi a.s.