15. Hixhr · ajete 84–86

سورة الحجر
84

فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Fema ‘egna ‘anhum ma kanu jeksibune

Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.

85

وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۗ وَإِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَأٓتِيَةٞۖ فَٱصۡفَحِ ٱلصَّفۡحَ ٱلۡجَمِيلَ

We ma halekna es-semawati wel-’erde we ma bejnehuma ‘illa bil-hekki we ‘inne es-sa’ate le’atijetun fasfehi es-sefhel-xhemile

E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.

86

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ ٱلۡعَلِيمُ

‘Inne rebbeke huwel-hallakul-’alimu

Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.