وَإِذَا بَدَّلۡنَآ ءَايَةٗ مَّكَانَ ءَايَةٖ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مُفۡتَرِۭۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Betimet e dhëna dhe të përforcuara me emër të Allahut, nuk bën të thyhen. Disa nga fiset arabe pasi kishin lidhur besën me një fis tjetër, e thyenin atë besë kur gjenin rast të lidhnin besën me një fis tjetër më të madh e më të fortë, pra e thyenin besën e dhënë muslimanëve pse ishin më pak, kurse e lidhnin me të tjerët që ishin më shumë. Paska qenë një grua e marrë në Meke, e cila tjerrin që e kishte dredhur gjatë tërë ditës e prishte në mbrëmje. Zoti i krahason ata që e thyejnë besën me atë grua të marrë. Të humbur mbesin ata që nuk duan t’i pranojnë mësimet e Kuranit. Muslimanëve iu tërhiqet vërejtja për pasojat e thyerjes së betimit, të cilat do të ndikojnë në ftohje ndaj Islamit, nëse muslimani është i tillë, që nuk e mban besën. Pra kjo është ajo rrëshqitja në gabim. Besën e dhënë Allahut dhe të Dërguarit të Tij nuk duhet ndërruar për ndonjë fitim të kësaj bote, sepse të mirat e kësaj bote, sado që të jenë të këndshme, janë të përkohshme, kurse të mirat në botën tjetër janë të përjetshme. Vepra e mirë, e atij që është besimtar është garanci për një jetë të kënaqur edhe gjatë kësaj jete. Para Zotit shpërblehet njësoj vepra e mashkullit dhe e femrës. Vesvesja e shejtanit është ndikuese në zemrat e njerëzve, prandaj për të qenë zemra e atij që do të lexojë Kuran e mbrojtur prej vesveses duhet të kërkojë mbrojtjen e Zotit, duke thënë: Eudhu bil lahi minesh-shejtanir raxhim. Zëvendësimi ose ndërrimi i ndonjë ajeti me një ajet tjetër është çështje, e cila i ka preokupuar shumë dijetarët islamë. Thuhet se zëvendësimi i një dispozite me një tjetër është sikurse ndërrimi i barit, i ilaçit gjatë mjekimit të ndonjë sëmundjeje. Shumica dërmuese e dijetarëve islamë janë të mendimit se pati abrogim - nes-hun, në Kuran. (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kuranit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.