16. Nahl · Ajeti 110

سورة النحل
Përkthimi Sherif Ahmeti
110

ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ هَاجَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا فُتِنُواْ ثُمَّ جَٰهَدُواْ وَصَبَرُوٓاْ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعۡدِهَا لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për shkak të zëvendësimit të ndonjë ajeti me ndonjë tjetër, jobesimtarët shfrytëzuan rastin dhe i thanë Muhamedit a.s., se është duke i trilluar këto thënie, sepse nuk janë shpallje e Zotit. Për t’iu kundërvënë thënies së tyre Kurani vërteton, se këtë e sjell të sigurt e të ruajtur nga Zoti i Madhëruar, engjëlli më i madh, Xhibrili. Rreth njeriut për të cilin supozonin idhujtarët, se është duke e mësuar Muhamedin a.s. ka shumë variante. Thoshin për një farë Xhibrilin një rob që kishte qenë i krishterë, e kishte pranuar islamizmin, megjithatë ai ishte analfabet dhe nuk ishte arab. Thoshin për njëfarë Ajishin, për një farë Bel’amin, për një farë Adasin, për Selman Farisiun etj. Të gjithë këta të përmendur nuk ishin arabë, madje nuk e dinin shkrim-leximin. Selmani madje nuk kishte qenë fare në Meke. Këto, pra, ishin shpifje e me qëllim zhvlerësimin e Kuranit, gjoja se nuk është i shpallur prej Zotit. Të mbeturit në humbje janë ata, që nuk deshën ta pranojnë udhëzimin e Zotit të shpallur në Kuran, e pas këtij udhëzimi Allahu nuk i udhëzon më. Tradhtarët, murtedët janë njerëzit më të urrejtur, por nuk ka raste që besimtari musliman ta ndërrojë fenë, edhe pas shumë mundimeve të rënda. Kështu vepruan Sumeja dhe bashkëshorti i saj Jasiri, dëshmorët e parë të Fesë Islame. U torturuan, u munduan dhe më në fund edhe u vranë për hir të fesë. Djalin e tyre e zunë idhujtarët mekas dhe e munduan në mënyra të ndryshme deri sa ai prej mundimeve të padurueshme pohoi me gojë mosbesimin. Njerëzit dëgjuan dhe filluan të flasin, se Amari e ndërroi fenë, dëgjoi edhe Pejgamberi a.s., por tha: "Amari është plot iman prej majës së kresë e deri në këmbë, imani i tij i është bashkuar me mish e me gjak". Amari erdhi te Pejgamberi a.s. duke qarë, i tregoi