16. Nahl · Ajeti 128

سورة النحل
Përkthimi Sherif Ahmeti
128

إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَواْ وَّٱلَّذِينَ هُم مُّحۡسِنُونَ

S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ibrahimi ishte një “ummet,, - një popull; sepse të gjitha virtytet e mira e të dobishme ishin të grumbulluara tek ai; sepse në atë kohë nuk pati besimtarë të drejtë pos tij, prandaj ai përfaqësonte një popull me besim të drejtë, siç ka thënë Pejgamberi a.s. për Zejd bin Amir bin Noufel: “Allahu do ta ringjallë vetëm atë, një popull”; pse vetëm ai ishte larguar prej injorantëve, ngaqë ishte dijetari dhe mësuesi më i madh i fesë së drejtë. Belaja e të shtunës ndodhi në kohën e Davudit, kur të padëgjueshmit i shndërroi Zoti në majmunë. Festa e së shtunës nuk ishte ndonjë kremte fetare, por u përcaktua si masë ndëshkuese kundër jehudive, që kundërshtoheshin rreth çështjeve fetare, prandaj u ndaluan të gjuajnë peshq të shtunën. Urdhri i Zotit drejtuar Muhamedit a.s., e përmes tij edhe të gjithë besimtarëve, që t’i thërrasë njerëzit në fe me urtësi, mençuri, me butësi dhe të zhvillojë dialog me kundërshtarët në mënyrën më të mirë, me argumente të qarta e me fjalë të buta është argumenti më i fortë, se Feja Islame nuk e ka për parim dhunën, siç përpiqen disa injorantë edhe tendenciozë t’ia shpifin atë. Hakmarrja e përmendur në këtë ajet, sipas mendimit të komentatorëve të Kuranit ka pasur të bëjë rreth hakmarrjes për dëshmorin