16. Nahl · Ajeti 64

سورة النحل
Përkthimi Sherif Ahmeti
64

وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّا لِتُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti është Një, edhe adhurimi duhet t’ia drejtojmë vetëmAtij, pse s’ka fe tjetër vetëm atë që Ai e shpalli, pse s’ka sundues të qiejve e të tokës përpos Tij, pra atë duhet ta respektojmë, e jo tjetër. Të gjitha të mirat që keni, i keni prej Zotit, këtë e dëshmoni edhe ju, pse kur keni ndonjë telash i drejtoheni Atij dhe me britmë të madhe kërkoni ndihmën e Tij. Mirëpo posa çliroheni disa prej jush bëhen përbuzës ndaj të mirave të Zotit, sepse i përshkruajnë shok. Madje atyre, idhujve që nuk dinë asgjë, sepse janë trupa të ngurtë iu ofrojnë flijime, e për këtë patjetër do të përgjigjen. Në kohën e xhahilijetit arabët i urrenin vajzat që ju lindnin, e ndienin veten fatzinj kur i lindte vajzë dhe hamendeshin: ta linin të gjallë apo ta varrosnin për së gjalli, e megjithatë për melaiket thoshin se janë vajzat e Zotit. Allahu është i pa të meta, Ai nuk ndien nevojë për fëmijë, të metat janë të atyre që shpifin gënjeshtra. I lavdëruar qoftë Zoti, që nuk ndërmerr menjëherë masa ndëshkuese kundër zullumqarëve, përndryshe nuk do të mbetej kush i gjallë mbi tokë, por derisa Ai është Fuqiplotë i Pavarur atë masë ndëshkuese e merr kur të dojë, prandaj ka caktuar afatin prej të cilit nuk mund të iket. Punët e këqija ua ka paraqitur si të mira shejtani edhe popujve të tjerë, e Zoti e dërgoi Muhamedin a.s., që t’u sqarojë njerëzve çështjet për të cilat ziheshin mes vete dhe t’i kënaq e t’i mëshirojë ata që ndjekin rrugën e drejtë.