وَعَلَى ٱللَّهِ قَصۡدُ ٱلسَّبِيلِ وَمِنۡهَا جَآئِرٞۚ وَلَوۡ شَآءَ لَهَدَىٰكُمۡ أَجۡمَعِينَ
Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte udhëzuar që të gjithëve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jobesimtarët i thoshin njëri-tjetrit: Muhamedi po mendon se Kijameti është afër, prandaj largohuni prej disa punëve, e të shohim se çfarë po ngjet. Kur kaluan shumë ditë i thanë: Ne s’po shohim gjë, ku është pra, le të vijë tashti Kijameti! Si shkak i zbritjes së këtij ajeti ishte ajo bisedë e jobesimtarëve. Allahu ju thotë: Erdhi, pse ajo që është caktuar prej Zotit është e domosdoshme të ngjajë, pra është aq e padyshimtë, sikurse të kishte ardhur edhe të ishte parë me sy. Kur i shpallët ky ajet Pejgamberi a.s. thotë: “Unë u dërgova afër me Kijametin si këta të dy”, dhe i barazoi dy gishta (sahihajn). Allahu ia dërgon shpalljen atij që do, e për t’u thënë njerëzve mos u ngutni ta kërkoni Kijametin para kohe, ai do t’ju vijë, por ju ruajuni e mos bëni punë të këqija. Ai Zot që krijoi qiej e tokë aq të përsosura, është i Plotfuqishëm, e s’ka nevojë për zota të tjerë që ia mendojnë. Është çudi e madhe pse njeriu nuk mendon për zanafillën e vet nga ajo pikëz e ujit të dobët, po i rritet mendja dhe kundërshton atë Zot, që vetëm Ai ka ditur dhe ka mundur ta krijojë.