17. Isra · ajete 16–18

سورة الإسراء
16

وَإِذَآ أَرَدۡنَآ أَن نُّهۡلِكَ قَرۡيَةً أَمَرۡنَا مُتۡرَفِيهَا فَفَسَقُواْ فِيهَا فَحَقَّ عَلَيۡهَا ٱلۡقَوۡلُ فَدَمَّرۡنَٰهَا تَدۡمِيرٗا

We ‘idha ‘eredna ‘en nuhlike karjeten ‘emerna mutrefiha fefeseku fiha fehekka ‘alejhal-kawlu fedemmernaha tedmiræn

Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.

17

وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِنَ ٱلۡقُرُونِ مِنۢ بَعۡدِ نُوحٖۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرٗا

We kem ‘ehlekna minel-kuruni min ba’di nuhin we kefa birebbike bidhunubi ‘ibadihi habiræn besiræn

Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.

18

مَّن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعَاجِلَةَ عَجَّلۡنَا لَهُۥ فِيهَا مَا نَشَآءُ لِمَن نُّرِيدُ ثُمَّ جَعَلۡنَا لَهُۥ جَهَنَّمَ يَصۡلَىٰهَا مَذۡمُومٗا مَّدۡحُورٗا

Men kane juridul-’axhilete ‘axhxhelna lehu fiha ma nesha’u limen nuridu thumme xhe’alna lehu xhehenneme jeslaha medhmumæn medhuræn

Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Interpretuesit e Kuranit kanë mendime të ndryshme rreth pesë ajeteve të para të kësaj sureje. Disa prej tyre thonë, se të pestët kanë të bëjnë me erëra, kurse disa të tjerë thonë, se të pestët kanë të bëjnë me engjëj. Ibni Xheriri nuk dha kurrfarë mendimi. Ibni Kethiri zgjodhi këtë mendim, të cilit ne iu përmbajtëm - thotë Sabuniu. Zoti xh. sh. betohet në pesë sende a qenie, se Dita e Kijametit është një realitet i pamohueshëm. Erërat janë, që sjellin mëshirë, por edhe ndëshkim, që sjellin dobi për njerëz, por edhe dëm. Engjëjt janë ata, që zbatojnë urdhrat e Zotit dhe iu sjellin shpalljet pejgamberëve, për të mos pasur të drejtë njerëzit të thonë, se nuk e kemi ditur, për t’ua tërhequr vërejtjen, që të largohen nga punët e këqija. Kijameti shkakton një gjendje kaosi, yjet fiken, qielli hapet, kodrat përplasen e bëhen copë e grimë. Pejgamberët janë të caktuar për atë ditë, që të dëshmojnë për popujt e vet. Atë ditë mbretëron drejtësia e Zotit, e cila do të nxjerrë në shesh të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe vaj halli për ata që nuk besuan.