مَّن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعَاجِلَةَ عَجَّلۡنَا لَهُۥ فِيهَا مَا نَشَآءُ لِمَن نُّرِيدُ ثُمَّ جَعَلۡنَا لَهُۥ جَهَنَّمَ يَصۡلَىٰهَا مَذۡمُومٗا مَّدۡحُورٗا
Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Interpretuesit e Kuranit kanë mendime të ndryshme rreth pesë ajeteve të para të kësaj sureje. Disa prej tyre thonë, se të pestët kanë të bëjnë me erëra, kurse disa të tjerë thonë, se të pestët kanë të bëjnë me engjëj. Ibni Xheriri nuk dha kurrfarë mendimi. Ibni Kethiri zgjodhi këtë mendim, të cilit ne iu përmbajtëm - thotë Sabuniu. Zoti xh. sh. betohet në pesë sende a qenie, se Dita e Kijametit është një realitet i pamohueshëm. Erërat janë, që sjellin mëshirë, por edhe ndëshkim, që sjellin dobi për njerëz, por edhe dëm. Engjëjt janë ata, që zbatojnë urdhrat e Zotit dhe iu sjellin shpalljet pejgamberëve, për të mos pasur të drejtë njerëzit të thonë, se nuk e kemi ditur, për t’ua tërhequr vërejtjen, që të largohen nga punët e këqija. Kijameti shkakton një gjendje kaosi, yjet fiken, qielli hapet, kodrat përplasen e bëhen copë e grimë. Pejgamberët janë të caktuar për atë ditë, që të dëshmojnë për popujt e vet. Atë ditë mbretëron drejtësia e Zotit, e cila do të nxjerrë në shesh të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe vaj halli për ata që nuk besuan.