كُلّٗا نُّمِدُّ هَٰٓؤُلَآءِ وَهَٰٓؤُلَآءِ مِنۡ عَطَآءِ رَبِّكَۚ وَمَا كَانَ عَطَآءُ رَبِّكَ مَحۡظُورًا
Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Qyteti në të cilin bëhet betimi është Meka. Ka mendime se Zoti betohet në Mekë. Ai i thotë Muhamedit a.s., ti je banor i saj, apo i thotë se Meka është vend i shenjtë në të cilin nuk lejohet lufta, përveç teje kur do ta çlirosh. Derisa betimi u bë në qytetin, që ishte i pari i qyteteve, edhe me babain është fjala për Ademin a.s. dhe pasardhësit e tij, e ka mendime se me babain është fjala për Ibrahimin e për pasardhësit e tij Ismailin dhe Muhamedin. Jeta e njeriut prej kur i hyn shpirti e deri që t’i dalë, gjithnjë është në mundime e vështirësi. Edhe pse njeriu është një prej krijesave thuajse më të dobëta, qëllimi është që të pastrohet prej ndytësive shtazarake e të arrijë cilësi të larta. A mendon mëkatari kriminel, si Ebil Eshedd bin Kelde etj., se s’ka kush që mund ta mposhtë, dhe për pasurinë që shpenzon kundër Muhamedit a.s. e kundër Fesë Islame, lavdërohet si bujar, po Zoti ia di qëllimin. Nuk falënderon Zotin që ia fali sytë, gjuhën, buzët, i tregoi se cila është rruga e mbarë dhe e hajrit dhe cila është e mbrapshtë, e sherrit. “Akabe” arabët e quajnë rrugën fyt përpjetë që kalohet me vështirësi, e Zoti thotë: “Pse nuk zgjodhe rrugën që nuk është e lehtë, të jepje pasuri për lirimin e ndonjë skllavi, të jepje kur është skamje, t’i jepje jetimit, të varfërit, të besoje dhe të këshilloje për qëndrueshmëri e ndihmë, e do të ishe prej atyre, që iu vijnë librat në të djathtë e që janë të shpëtuar, sepse ata që mbetën jashtë besimit librat iu vijnë në të majtë, prandaj janë të zhytur në zjarr. Falënderoj Allahun e Madhëruar!