17. Isra · ajete 22–23

سورة الإسراء
22

لَّا تَجۡعَلۡ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَقۡعُدَ مَذۡمُومٗا مَّخۡذُولٗا

La texh’al me’a Ellahi ‘ilehæn ‘ahare fetek’ude medhmumæn mehdhulæn

E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është i vetmi udhëzim për rrugën më të drejtë e më të sigurt dhe rrëfyes për shpërblimet e ndëshkimet, që do të pasojnë në bazë të veprave të bëra. Njeriu në përgjithësi është i ngutshëm, dhe duke mos menduar për pasojat, ndodh që të lutet për keq për veten apo për ndonjë tjetër të afërt e të dashur, por Zoti i Madhëruar nga mëshira e Tij, nuk ia pranon lutjen për keq, duke e ditur se pas pak kohe do të pendohet pse është ngutur. Vetëm mjeshtëria e përsosur e Zotit ka ditur ta errësojë natën për pushimin e njerëzve, e ta ndriçojë ditën për angazhimin e tyre për jetesë. Jeta e njeriut i përngjan fluturakes
23

۞ وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَٰنًاۚ إِمَّا يَبۡلُغَنَّ عِندَكَ ٱلۡكِبَرَ أَحَدُهُمَآ أَوۡ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَآ أُفّٖ وَلَا تَنۡهَرۡهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوۡلٗا كَرِيمٗا

We kada rebbuke ‘ella ta’budu ‘illa ‘ijahu we bil-walidejni ‘ihsanæn ‘imma jebluganne ‘indekel-kibere ‘eheduhuma ‘ew kilahuma fela tekul lehuma ‘uffin we la tenherhuma we kul lehuma kawlæn kerimæn

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).