قُلۡ كَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرٗا
Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndihma e Zotit bëri që Kurani të mësohet permendësh dhe të ruhet në gjoksin e Pejgamberit a.s. dhe të sahabëve, e të pasardhësve të tyre deri më sot dhe kështu do të vazhdojë të jetë i ruajtur në zemrat e njerëzve deri pak para Kijametit, kur do të tërhiqet. Për mrekullinë e Kuranit, të paarritur prej askujt tjetër është theksuar në disa vende në Kuran. Paria kurejshite ishte tubuar te Qabja dhe çuan e thirrën Pejgamberin a.s. të bisedojnë me të, e ai i gëzuar se ndoshta do ta pranojnë dinin islam shkoi me të shpejtë, e ata i thanë: “Na ke sjellë diçka të re, po na i përqesh prindërit, po na i fyen zotat dhe fenë, na ke shpërndarë, je bërë njëfarë mendjelehti. Nëse ke si qëllim pasuri, po të pasurojmë, nëse dëshiron pozitë po të zgjedhim kryetar, nëse të kanë sëmurë xhindet, po kërkojmë shërim për ty!” Pejgamberi a.s. tha: “Unë nuk mendoj për atë që thoni, nuk dua pasuri, nuk dua pozitë, nuk jam i sëmurë, po Allahu më dërgoi pejgamber, nëse besoni do të fitoni të mirat e kësaj dhe të botës tjetër, e nëse refuzoni unë do të duroj deri sa Allahu të bjerë vendim mes meje dhe jush!” Ata i thanë: “Nëse këto nuk i pranon, ti pra e di se ne jemi shumë ngushtë për ujë, për ushqim etj., prandaj, lute Zotin tënd të na i bëjë kodrat ar, të na sjellë lumenj, të kemi kopshte, pallate nga ari!” Këto pyetje ishin shkak i shpalljes së këtyre ajeteve. ai iu ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!”