قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَمَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ رَبِّهِۦ فَلۡيَعۡمَلۡ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَلَا يُشۡرِكۡ بِعِبَادَةِ رَبِّهِۦٓ أَحَدَۢا
Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Surit i fryhet një herë kur është koha e shkatërrimit të kësaj bote, e herën tjetër për ringjallje dhe për tubimin e të gjithë njerëzve para Zotit. Xhehenemi u vërsulet para se të hyjë në të, atyre që mbyllën sytë e zemrës dhe të mendjes e nuk deshën ta pranojnë rrugën e Zotit, atyre që pos Zotit adhuruan engjëj a ndonjë gjë tjetër. Derisa nuk besuan Zotin e vërtetë, çdo veprim i tyre është i dështuar. Besimtarët bamirës do të gëzojnë kënaqësi në xhenetet e Firdevsit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të kërkoni prej Zotit, kërkoni Firdevsin, pse ai ështe mesi i xheneteve, më i larti i xheneteve dhe mbi të ëshë Arshi i Allahut dhe prej tij burojnë lumenjtë e xheneteve (Sahihajnët). Fjalët e Zotit, hollësitë e domethënieve të Kuranit janë të pasosura. Kurani ka përmendur qeniet, sendet, ngjarjet ashtu në tërësi, e po t’u hyhet këtyre në hollësi, atëherë as uji i këtyre deteve edhe kaq ujë tjetër të ishte ngjyrë për shkrim, nuk do të mjaftonte të shkruhen fjalët e Allahut. Në fund të kësaj kaptine është ajo porosia e madhe e të madhit Zot, kur thuhet: Kush beson se do të ringjallet, do të takohet me Zotin e vet, e këta janë besimtarët; le të bëjnë vepra të mira sa të munden, e edhe le të ruhen, veprat t’i bëjnë për hir të Zotit, e jo për hir të ndokujt tjetër, pse atëherë ato shkojnë huq. Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Kehfu”. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!