18. Kehf · ajete 21–22

سورة الكهف
21

وَكَذَٰلِكَ أَعۡثَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ لِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيۡبَ فِيهَآ إِذۡ يَتَنَٰزَعُونَ بَيۡنَهُمۡ أَمۡرَهُمۡۖ فَقَالُواْ ٱبۡنُواْ عَلَيۡهِم بُنۡيَٰنٗاۖ رَّبُّهُمۡ أَعۡلَمُ بِهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُواْ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِمۡ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيۡهِم مَّسۡجِدٗا

We kedhelike ‘a’therna ‘alejhim lija’lemu ‘enne wa’del-lahi hekkun we ‘enne es-sa’ate la rejbe fiha ‘idh jetenaza’une bejnehum ‘emrehum fekalu ebnu ‘alejhim bunjanæn rebbuhum ‘a’lemu bihim kalel-ledhine galebu ‘ala ‘emrihim lenettehidhenne ‘alejhim mesxhidæn

Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në natën, që sjell errësirën, në ditën kur ajo shkreptin, në Zotin Krijues i të dy gjinive, se veprat e njerëzve janë të llojllojta, të mira e të këqija, të dëmshme e të dobishme, e më pas shpjegon se ai që jep për hir të Zotit, ruhet prej të këqijave që i ka ndaluar Zoti, beson në xhenetin, është i bindur për atë që e jep, se Zoti do t’ia kompensojë, ose ai që dëshmon me “La ilahe il-le-llah”, atij Zoti i ndihmon që ta marrë rrugën e drejtë e të shpëtimit. E ai që nuk jep, nuk adhuron Zotin, nuk beson të vërtetën, atij do t’i prijë e keqja e pasuria e tij e grumbulluar nuk do t’i bëjë dobi kur të bjerë në varr i vdekur, ose kur do të bjerë në fund të xhehenemit. E tërë bota e sotme dhe bota e ardhme i takon vetëm Zotit, e Ai sqaron rrugën e vërtetë dhe na ka shpjeguar, se zjarri i xhehenemit është shumë i fortë, dhe se në të do të hyjë vetëm ai që është i prishur deri në skaj. E ai që është i ruajtur nga të këqijat, nuk do t’i afrohet atij zjarri, e i tillë është ai që e dha pasurinë e vet për hir të Zotit, e nuk e dha për t’ia kthyer të mirën dikujt, por vetëm që të fitojë kënaqësinë e Zotit, e atij Zoti do t’i japë derisa ai të jetë i kënaqur. Ajetet e fundit u shpallën për sinqeritetin e Ebu Bekrit r.a. Bilali ishte rob i Umeje bin Halefit, i cili e mundonte robin e vet pse kishte pranuar Fenë Islame, e në vapën më të madhe, e nxirrte duke e vënë në shpinë me sy drejt diellit, ndërsa në gjoks i vendoste një gur të madh e i thoshte, se do të mbetej kështu deri sa të vdiste ose ta mohonte Muhamedin a.s. Bilali ashtu i shtrirë dhe i lodhur, nuk mund të fliste më, pos që thoshte: “Një, Një”. Atëherë aty pari kaloi Ebu Bekri i cili e pa dhe i tha Umejes: “Kije frikë Zotin për këtë varfanjak!”- Ai ia ktheu: “Ti e ke prishur (pse e kishte udhëzuar të bëhej musliman), shpëtoje pra!” Ebu Bekri e bleu prej tij dhe e liroi nga skllavëria. Dikush i tha: E liroi pse ka pasur interes prej tij,- atëherë shpallet ajeti 19 i kësaj sureje. Falënderoj Allahun e Madhëruar!
22

سَيَقُولُونَ ثَلَٰثَةٞ رَّابِعُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ وَيَقُولُونَ خَمۡسَةٞ سَادِسُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ رَجۡمَۢا بِٱلۡغَيۡبِۖ وَيَقُولُونَ سَبۡعَةٞ وَثَامِنُهُمۡ كَلۡبُهُمۡۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعۡلَمُهُمۡ إِلَّا قَلِيلٞۗ فَلَا تُمَارِ فِيهِمۡ إِلَّا مِرَآءٗ ظَٰهِرٗا وَلَا تَسۡتَفۡتِ فِيهِم مِّنۡهُمۡ أَحَدٗا

Sejekulune thelathetun rabi’uhum kelbuhum we jekulune hamsetun sadisuhum kelbuhum rexhmæn bil-gajbi we jekulune seb’atun we thaminuhum kelbuhum kul rabbi ‘a’lemu bi’iddetihim ma ja’lemuhum ‘illa kalilun fela tumari fihim ‘illa mira’en dhahiræn we la testefti fihim minhum ‘ehedæn

Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta".