We esbir nefseke me’al-ledhine jed’une rebbehum bil-gadæti wel-’ashiji juridune wexhhehu we la ta’du ‘ajnake ‘anhum turidu zinetel-hejæti ed-dunja we la tuti’ men ‘egfelna kalbehu ‘an dhikrina we ettebe’a hewahu we kane ‘emruhu furutæn
Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
We kulil-hekku min rabbikum femen sha’e felju’umin we men sha’e feljekfur ‘inna ‘a’tedna lildhdhalimine naræn ‘ehate bihim suradikuha we ‘in jestegithu jugathu bima’in kalmuhli jeshwil-wuxhuhe bi’se esh-sherabu we sa’et murtefekæn
E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai".
‘Innel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati ‘inna la nudi’u ‘exhre men ‘ehsene ‘amelæn
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu betohet në agimin si kohë me rëndësi, sepse atëherë njeriu ngrihet prej gjumit, e përkujton Zotin që i dha jetën dhe ia fillon jetës. Dhjetë ditët e lavdishme janë ato të dhil hixhes, sipas shumicës së mufesirinëve, e ka mendime edhe për dhjetë të fundit të ramazanit. Betimi në çift e tek do të thotë betim në gjithçka, në të gjitha krijesat që janë çift, e edhe në Krijuesin që është një. Ka mendime, se me fjalën “shefi”, nënkuptohet dita e bajramit të vogël, e me “vetri”, dita e Arafatit. Këto janë për t’u betuar në to, për atë që ka mend, pse mendja është mjet që e frenon njeriun prej epsheve dhe prej punëve të këqija, e nëse nuk frenohet dhe nuk ndalet, atëherë te një njeri i tillë mbizotëron fuqia shtazarake, e ndoshta edhe më e shëmtuar, pse epshi i shtazëve është i kufizuar dhe funksionon vetëm kur është nevoja. Për “Irem” ka mendime, se fjala është për fisin e Adit të parë, e ka mendime se fjala është për vendbanimin e tyre diku mes Umanit dhe Hadre Mevtit. Çdo gjendje e njeriut në këtë botë ka qëllimin e vet të caktuar, prandaj nuk duhet të gëzohemi pse ka pasuri e fëmijë, as nuk duhet të dëshpërohemi pse ka varfëri e diçka tjetër. Të gjitha këto janë një lloj sprovimi, si në gjendjen e parë ashtu edhe në të dytën. Duhet të gëzohemi nëse arrin që atë pasuri ta fitojë me të drejtë dhe ta shpenzojë për çështje humane, përndryshe gëzimi është i kotë. Ashtu është puna edhe me fëmijët... Gjendja e vështirë e ka domethënien e vet, prandaj nuk duhet të dëshpërohemi. I lumtur është ai që i thuhet: "O shpirt i pastër, i bindur, i qetë, hyr në grupin e të mirëve, hyr në xhenet". Ndoshta kjo thënie i thuhet besimtarit në momentin e vdekjes. Mbaroi përkthimi i kësaj sureje, pra falënderoj Allahun e Madhëruar!
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.