إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجۡرَ مَنۡ أَحۡسَنَ عَمَلًا
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu betohet në agimin si kohë me rëndësi, sepse atëherë njeriu ngrihet prej gjumit, e përkujton Zotin që i dha jetën dhe ia fillon jetës. Dhjetë ditët e lavdishme janë ato të dhil hixhes, sipas shumicës së mufesirinëve, e ka mendime edhe për dhjetë të fundit të ramazanit. Betimi në çift e tek do të thotë betim në gjithçka, në të gjitha krijesat që janë çift, e edhe në Krijuesin që është një. Ka mendime, se me fjalën “shefi”, nënkuptohet dita e bajramit të vogël, e me “vetri”, dita e Arafatit. Këto janë për t’u betuar në to, për atë që ka mend, pse mendja është mjet që e frenon njeriun prej epsheve dhe prej punëve të këqija, e nëse nuk frenohet dhe nuk ndalet, atëherë te një njeri i tillë mbizotëron fuqia shtazarake, e ndoshta edhe më e shëmtuar, pse epshi i shtazëve është i kufizuar dhe funksionon vetëm kur është nevoja. Për “Irem” ka mendime, se fjala është për fisin e Adit të parë, e ka mendime se fjala është për vendbanimin e tyre diku mes Umanit dhe Hadre Mevtit. Çdo gjendje e njeriut në këtë botë ka qëllimin e vet të caktuar, prandaj nuk duhet të gëzohemi pse ka pasuri e fëmijë, as nuk duhet të dëshpërohemi pse ka varfëri e diçka tjetër. Të gjitha këto janë një lloj sprovimi, si në gjendjen e parë ashtu edhe në të dytën. Duhet të gëzohemi nëse arrin që atë pasuri ta fitojë me të drejtë dhe ta shpenzojë për çështje humane, përndryshe gëzimi është i kotë. Ashtu është puna edhe me fëmijët... Gjendja e vështirë e ka domethënien e vet, prandaj nuk duhet të dëshpërohemi. I lumtur është ai që i thuhet: "O shpirt i pastër, i bindur, i qetë, hyr në grupin e të mirëve, hyr në xhenet". Ndoshta kjo thënie i thuhet besimtarit në momentin e vdekjes. Mbaroi përkthimi i kësaj sureje, pra falënderoj Allahun e Madhëruar!