وَأُحِيطَ بِثَمَرِهِۦ فَأَصۡبَحَ يُقَلِّبُ كَفَّيۡهِ عَلَىٰ مَآ أَنفَقَ فِيهَا وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُشۡرِكۡ بِرَبِّيٓ أَحَدٗا
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti e vraftë njeriun, që i rritet mendja e nuk njeh Zotin, dhe nuk mendon se çfarë ishte ai vetë, prej nga u krijua, kush e krijoi, kush i hapi rrugën e jetës dhe të fatbardhësisë, kush e mësoi që pasi të vdesë, të varroset e të mos hidhet në ndonjë humnerë si kafshët. Varrimi është një nder, që i bëhet vetëm njeriut prej të gjitha krijesave. Edhe ky është mësim nga Zoti. Njeriu duhet të përpiqet në këtë jetë dhe duhet të zbatojë atë që ka urdhëruar Zoti, e të mos i sjellë vetes punën, që në Ditën e Kijametit të ikë edhe prej më të dashurve, sepse atë ditë çdo njeri është i preokupuar me çështjet e veta, e nuk i bie ndërmend për të tjerët, ndodh që të ikë pse nuk e ka kryer obligimin e vet ndaj të afërmve. Ky është rregull i përgjithshëm, edhe pse thuhet se i pari do të ikë Kabili prej Habilit, Ibrahimi prej babait, Nuhu e Luti prej grave të veta, Nuhu prej djalit. Besimtarët punëmirë do të jenë me fytyra të bardha e të gëzuara, e refuzuesit e mësimeve të Zotit me fytyra të shëmtuara. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Abese. Falënderoj Allahun e Madhëruar!