E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje".
We wudi’al-kitabu feteral-muxhrimine mushfikine mimma fihi we jekulune ja wejletena mali hadhal-kitabi la jugadiru segireten we la kebireten ‘illa ‘ehsaha we wexhedu ma ‘amilu hadiræn we la jedhlimu rebbuke ‘ehedæn
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
We ‘idh kulna lilmela’iketi esxhudu li’deme fesexhedu ‘illa ‘iblise kane minel-xhinni fefeseka ‘an ‘emri rabbihi ‘efetettehidhunehu we dhurrijetehu ‘ewlija’e min duni we hum lekum ‘aduwun bi’se lildhdhalimine bedelæn
(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet". Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
We jewme jekulu nadu shureka’ijel-ledhine ze’amtum fede’awhum felem jestexhibu lehum we xhe’alna bejnehum mewbikæn
E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!" I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
We re’al-muxhrimune en-nare fedhennu ‘ennehum muwaki’uha we lem jexhidu ‘anha mesrifæn
Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jeta e dynjasë iu përngjet bimëve, që pas shiut të mirë rritën shumë dhe marrin hov, saqë ngatërrohen mes vete, por pas një kohe thahen dhe bëhen si byk, që e shpërndajnë erërat. Me këtë kuptohet se jeta në këtë botë është e shkurtër, përsa i përket secilit njeri,
We ma mene’a en-nase ‘en ju’uminu ‘idh xha’ehumul-huda we jestegfiru rebbehum ‘illa ‘en te’tijehum sunnetul-’ewweline ‘ew je’tijehumul-’adhabu kubulæn
Pasi që t'u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t'u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t'u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
We ma nursilul-murseline ‘illa mubeshshirine we mundhirine we juxhadilul-ledhine keferu bil-batili lijudhidu bihil-hekka we ettehadhu ‘ajati we ma ‘undhiru huzuen
Ne nuk i dërgojmë ndryshe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.