19. Merjem · Ajeti 65 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 19:51–19:65

Musai ishte pejgamber i dalluar i Zotit, ngase përmendet që Zoti e afroi aq afër sa që i dëgjoi fjalët e Tij, sipas lutjes tij ia dërgoi vëllain Harun që t'ia forcojë krahun. TË gjithë pejgamberët janë besnikë në fjalën e dhënë, por besnikëria e Ismailit u vërtetua në mënyrë konkrete, kur i premtoi babait e do të jetë i durueshëm kur do ta therë ai dhe vërtet qe i durueshëm.

Idrisi është një nga gjyshërit e Nuhut, është i pari i dërguar pas Ademit, i pari që përdori lapsin, që thuri petka, që hulumtoi studimin e yjeve dhe i patën ardhur tridhjetë sahife. Fama e tij është e lartë, e thuhet mos është ngritur në qiellin e katër, apo të gjashtë" Këta dhjetë pejgamberë, që përmendën në këtë kaptinë, ishim vetë të udhëzuar prej Zotit dhe udhëzuan sa mundën edhe të tjerë. Sa berë që përmendej ndojë fjalë a argument i Zotit, bënte përshtypje të madhe në zemrat e tyre sa që duke qarë i përuleshin me respket Madhërisë së Tij. risi ishte prej pasardhësve të Ademit, Nuhu prej Idrisit, Ibrahimi, prej Nuhut, prej Ibrabimit ishin: Ismaii, Is-baku e Jakubi; prej Jakubit: Musai, Haruni, Zekerijai, Jahjai dhe Isai, Thuhet se mes Ademit e Nuhut ishin njëmijë vjet, e edhe prej Nuhut deri te Tbrahimi po ashtu njëmijë vjet Fjala "Gaja" ka kuptimin: dështim, dëm, shkatërrim, e sipas disa shpjegimeve është përoi më i keq në xhehenem prej të cilit të gjitha xhehenemet i ruhen fuqisë së zjarrit të tij.

Banuesit e xhenneteve të Adnit nuk do të dëgjojnë fjalë të këqija, por vetëm selam. Selam do të thotë: paqë, qetësi, jetë pa brenga. Atë selam ia shprehin njëri-jetrit, ose atyre ua shprehin melaiket. Edhe feja jonë është selam, ështe paqë, ata që kultivojnë kitë fe në shpirtin e tyre jane të qetë, janë pa brenga, janë të Thuhet se Pejgamberit tonë, Muhammedit, iu paska vonuar për disa ditë Xhibril, e Pejgamberi i paska thënë: "O Xhibril, çka të pengon që të na vizitosh më shumë se sa na viziton" (Bakaria). Atëherë i shpallët Ajeti, ku thuhet se ne engjëjt zbresim vetëm me kjen dhe me urdhërin e Zotit, e Ai e di më së miri kur duhet të vijmë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 19:64–19:65

- “Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. ” - Imam Ahmedi përcjell nga Ibn Abasi se: 176 8. Profeti i Allahut i tha Xhibrilit: “Pse nuk na viziton më shpesh?” Atëherë zbriti fjala e Allahut: “Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd...” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Buhariu, 12 dhe pikërisht për tefsirin e këtij ajeti, nga Ebu Nuajmi, dhe ky nga Umer Ibn Dherri. Po prej Umer Ibn Dherrit e kanë sjellë edhe Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Xheriri, në versionin e të cilëve ka një shtesë, në të cilën thuhet: “... kjo ishte përgjigjja që iu dha Muhamedit ﷺ .” Muxhahidi ka thënë se ky ajet është i ngjashëm me atë në suren Duha: “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” Po kështu, edhe Dahhaku, Katadja, Sirriju etj., kanë thënë se ky ajet ka zbritur dhe flet për kohën kur Xhibrili nuk erdhi për njëfarë kohe tek Profeti ﷺ .

- “Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas ...” - Domethënë, ajo që pritet të vijë në ahiret dhe ajo që shkoi nga kjo jetë. - “... dhe gjithçka mes tyre ...” - Domethënë, gjithçka që do të ndodhë mes dynjasë dhe ahiretit. Një shpjegim i ngjashëm përcillet nga Ibn Abasi, Seid Ibn Xhubejri, Dahaku dhe të tjerë. Po këtë shpjegim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. Megjithatë, Allahu është më i ditur! - “... dhe Zoti yt nuk harron asgjë. ” - Muxhahidi dhe Sudiju shpjegojnë: Domethënë, Zoti ynë kurrsesi nuk të ka harruar. U përmend më lart se ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Betohem për dritën e mëngjesit, dhe për natën, që mbulon gjithçka! Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. ” [Duha 1 - 3]. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Ebu Darda një hadith, që ia atribuon Profetit ﷺ ,në të cilin thuhet: 1769. “Atë që Allahu e ka bërë hallall në Librin e Tij, ajo është hallall, kurse atë që Ai e ka bërë haram atje, ajo është haram. Ndërsa ajo për të cilën ka heshtur (e nuk ka sjellë gjykim për të), ajo është e falur (e tolerueshme). Kështu, pranojeni faljen e Allahut, sepse Ai kurrsesi nuk do të harronte për diçka.” Pastaj lexoi ajetin: “... Zoti yt nuk harron asgjë.”” - “Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë ka midis tyre. ” - Ai është krijuesi i gjithë kësaj, Ai që rregullon dhe administron çështjet në këtë gjithësi, Ai që vendos ligjet dhe kujdeset për funksionimin e saj dhe askush nuk mund të kundërshtojë dhe rrëzojë gjykimin e tij. - “Prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin për Të! A di ndonjë të ngjashëm me Të?” - Ali Ibn Ebu Talha përcjell nga Ibn Abasi shpje - gimin: “Domethënë, a di ndonjë, që të jetë si shembulli i Tij dhe i ngjashëm me Të?!” Ndërsa Ikrime përcjell nga Ibn Abasi, se ka thënë që: askujt nuk i lejohet që të thirret me emrin Er-Rahman!” Të pastër nga çdo e metë dhe të madhëruar janë emrat e Tij.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 19:64–19:65

Një ditë, Profeti (a.s) iu drejtua drejtua Xhibrilit (a.s) dhe i tha: “Sa mirë do të ishte të na vizitoje më shpesh!” Ai dëshironte që të ishte më shpesh në shoqërinë e Melekut fisnik, sepse ndihej mirë me të. Zemra e Profetit qetësohej kur Xhibrili zbriste me Shpalljen e Allahut, por:

- Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. - Ne nuk kemi asgjë në dorë. Nëse Zoti na urdhëron, ne e vëmë në zbatim menjëherë. Kështu i ka përshkruar Zoti melekët kur thotë: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 5]. Melekët janë thjesht rob të bindur të Allahut: - Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre - Në dorë të Zotit janë të gjitha çështjet, në çdo kohë e vend, në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Duke qenë se çdo çështje është në dorë të Zotit dhe ne jemi thjesht rob të nënshtruar, atëherë çdo gjë i mbetet urtësisë së Zotit. Nëse urtësia e Zotit e kërkon që të ndodhë diçka, ajo do të ndodhë, e nëse e kërkon të vonohet, ajo do të vonohet. Prandaj thuhet më pas: - dhe Zoti yt nuk harron asgjë. – Ai nuk harron kurrë, në mënyrë të tillë që të të braktisë. Në një ajet tjetër thuhet: “Betohem për dritën e mëngjesit dhe për natën, që mbulon gjithçka. Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” [Duha 1 -3]. Përkundrazi, Ai vazhdimisht përkujdeset për ty dhe çështjet e tua. Ai të dhuron ty më të bukurat përkujdesje e mirësi. Pra, me fjalë të tjera, edhe nëse vonohet Xhibrili, mos u trishto dhe dije se është Zoti Ai që e ka dëshiruar diçka të tillë, për urtësi të shumta. E si mund të harrojë Zoti, kur Ai është gjithëpërfshirës në diturinë e Tij?! Ai është: - Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë ka midis tyre. - Zoti ka krijuar qiejt e tokën me rregullin më të përkryer, ku nuk sheh asnjë pakujdesi apo shpërfillje, as rastësi a kotësi. A nuk tregon kjo që dituria e Tij është e plotë e gjithëpërfshirëse? Atëherë, mos e shqetëso veten për këtë çështje, por merru me diçka të dobishme, pra, me adhurimin e Zotit tënd si Një të vetëm: - Prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin për Të! - Nështroje veten dhe me durim ushtrohu që të përkushtohesh më tepër në adhurime. Përpiqu me të gjitha forcat që t’i kryesh sa më mirë adhurimet! Angazhimi me adhurime është qetësi e kënaqësi për njeriun, sepse ia largon të gjitha përjetimet mashtruese të kësaj bote, të cilat të lodhin shpirtin dhe zemrën. Allahu ka thënë në një ajet tjetër: “Prandaj, ti bëj durim ndaj fjalëve që thonë ata dhe përlëvdoje duke e falënderuar Zotin tënd, para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, me shpresë që të gjesh kënaqësi. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete, me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. Urdhëro familjen tënde për namaz, dhe ji i vazhdueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde) . Ne të furnizojmë ty (dhe

ata). Përfundimi i mirë i takon devotshmërisë.” [Ta Ha 130 – 132]. - A di ndonjë të ngjashëm me Të? - A di ndonjë krijesë që t’i përngjajë Zotit?! Kjo pyetje nënkupton se nuk ka të tillë, dhe kjo është logjike. Askush nuk mund t’i përngjajë Allahut. Ai është Zoti, ndërsa çdo gjë tjetër i është nënshtruar Atij. Ai është Krijuesi i të tërë kijesave, Ai është i Pasur, i Vetëmjaftueshëm, që nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa të tjerët janë të varfër në qenien e tyre në çdo aspekt. Allahu është i Plotë, Absolut në të gjitha aspektet, e të tjerët janë të mangët dhe nevojtarë që Zoti t’i bëjë të plotë e të mirë. Ky është argument se vetëm Allahu i meriton të gjitha llojet e adhurimeve. Vetëm adhurimet e përkushtuara Atij janë të vlefshme, ndërsa çdo adhurim tjetër është kotësi, prandaj Allahu na urdhëron që ta adhurojmë Atë si Një të vetëm dhe të jemi durimtarë, këmbëngulës dhe sistematikë në adhurimin e Tij. Kështu duhet të jetë, sepse Allahu është i vetmi absolut në emrat dhe atributet e Tij.

← Merjem 19:65