2. Bekare · Ajeti 103

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
103

وَلَوۡ أَنَّهُمۡ ءَامَنُواْ وَٱتَّقَوۡاْ لَمَثُوبَةٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ خَيۡرٞۚ لَّوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jehuditë edhe Tevratin e pranuan me dhunë, duke i frikësuar mbi kokat e tyre me kodrën Tur dhe duke iu tërhequr vërejtjen, që të veprojnë seriozisht sipas tij. Duke jetuar me iluzione jehuditë thonin, se ishin populli më i zgjedhur dhe se xheneti ishte thjesht vend i tyre, e jo i njerëzve të tjerë. Nëpërmjet Kuranit urdhërohet Muha - medi a.s. t’iu thotë atyre: nëse xheneti është i juaji, atëherë lypeni vdekjen e shkoni atje dhe kënaquni. Mirëpo, ata i dinin të zezat që kishin bërë, prandaj nuk e lypnin vdekjen, sepse ata janë populli më lakmues për jetë të gjatë, por e kanë kot, se nuk mund t’i ikin dënimit. Jehuditë e kanë pyetur Pejgamberin, se kush ishte meleku që i sjell shpalljen? - Ai iu tha, se ishte Xhibrili. Ata thanë: ai është armik yni, ai e dirigjon luftën dhe gjitha të zezat që na kanë gjetur i kemi prej tij, e sikur të thoshe për Mikailin, që sjell shiun e mëshirën, ne do të vinim pas teje, e tashti jo. Zoti xh. sh. Shpalli, se engjëjt, pejgamberët nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se zbatojnë urdhrin e Tij, e ai që është armik i tyre, është armik i Zotit. Paria fetare e jehudive e hodhi pas shpine edhe librin e vet, i cili fliste për Muhamedin. Ata u dhanë pas mësimeve të magjisë për të cilën thonin, se Sulejmani a.s. e praktikoi dhe sundoi me të. Kjo ishte shpifje kundër pejgamberit të Zotit, Sulejmanit. Magjinë ua mësonin masës dy engjëj shumë të devotshëm, që të jetë sprovë për njerëzit, për këtë ata i këshillonin, që të mos e praktikojnë atë, sepse kush bën magji ai në botën tjetër nuk do të gjejë shpëtim. Nëse mungon vullneti i Zotit magjia nuk ka kurrfarë efekti. tokës, dhe se pos Allahut nuk keni, as mbrojtës, as ndihmëtar.