2. Bekare · Ajeti 114 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:104–2:115
"Raina" ishte fjalë, që shokët e Pejgamberit e shprehnin kur ai i mësonte, pra me te i thonin: përcillna, pritna deri ta mësojmë etj. Mirëpo, edhe jehuditë e kishin një fjalë të gjuhës së tyre ebreje po të asaj forme, por me përmbajtje fyese, dhe me qëllim të caktuar e përdornin pranë Pejgamberit, andaj Zoti i urdhëreoi besimtarët që në vend të saj të përdorin fjalën "Undhurna".. Shumica dërmuese e dijetarëve islamë janë të mendimit Abrogimi ose pezullimi i një dispozite me një tjetër quhet:,,Nes'hun". Shumica dërmuese e dijetarëve islamë janë të mendimit se në Kur'an ka abrogim të dispozitave, të citateve. Disa të tjerë nuk pranojnë mundësinë e pezullimit të ndonjë dispozite a teksti të Kur'anit, e mendojnë se fjala është për pezullimin e dispozitave në shpalljet e mëparshme.
Myslimanët porositen që të mos bëjnë shumë pyetje, e të kërkojnë tepër sqarime, sepse populli i Musait pat shkuar aq larg duke bërë kërkesë pas kërkese derisa haptazi kërkuan ta shohin Zotin, andaj u dënuan. Prandaj Zoti i thotë Muhammedit dhe besimtarëve se ata i mundon zilia për besimin tuaj, andaj largohuni njëherë prej tyre, kryeni detyrat fetare, e Zoti do të shpallë më vonë urdhërin e vet rreth tyre.
Ithtarët e librit nuk donin të pranojnë ndonjë pejgamber a shpallje tjetër pos të vetën. Prandaj ata të tjerët i mendonin të pafë dhe të pa xhennet. E Kur'ani sqaron se xhenneti dhe mëshira e Zotit është për besimtarët e drejtë e të sinqert që iu kanë bindur mësimeve të Tij, është për myslimanët.
Herë romakët, e herë persianët e rrënonin xhaminë Aksa në Jerusalem. Ashtu bënin edhe idhujtarët mekas duke mos lejuar njerëzit të shkojnë e ta vizitojnë Qaben. Ata nuk e lejuan as Pejgamberin me shokët e vet që ta vizitojnë Qaben në vitin e gjashtë hixhrije. Ata e poshtëruan veten në këtë dynja, e në ahiret i pret dënim i madh, kurse besimtarët e kanë lehtë, ata mund të falen e të luten kudo qoftë, sepse Allahu i ka lejuar t'i kthehen cilësdo anë kur janë të penguar t'i kthehen kibles, ose nuk dinë se kah është ajo.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:114
- E kush mund të jetë më i keq se ai që, në xhamitë e Allahut, pengon të përmendet emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk do të hyjnë në to, përveçse me frikë. - Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme se për kë aludohet me këto fjalë. Dy janë mendimet kryesore për këtë çështje. Disa mendojnë se ata ishin krishterët, të cilët ndihmuan Nabukodonosorin, që të dëbonte jehudët Shtëpia e Shenjtë në Palestinë. Të tjerët thonë se bëhet fjalë për idhujtarët të cilët penguan Profetin dhe besimtarët që të hynin në Mekë në kohën kur u nënshkrua marrëveshja e Hudejbijes. Ata e penguan Profetin dhe besimtarët që të kryenin umren, kështu që Profeti i bëri kurbanet në Dhi’tua dhe pranoi pikat e marrëveshjes me ta, duke u thënë: “Asnjëherë nuk ka ndodhur që të pengohet dikush nga kjo Shtëpi e Shenjtë, madje edhe sikur dikush të takonte vrasësin e të atit këtu, nuk guxonte ta vriste e ta pengonte atë." Por ata iu përgjigjën: “Nuk kemi për të lejuar të hyjnë në të ata që na vranë etërit dhe udhëheqësit tanë në luftën e Bedrit, sa të jemi gjallë." Mendo pak në fjalën e Tij, kur thotë: “...dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre”. Pra, nëse pengojnë nga xhamia e Zotit ata që e mbushin dhe i japin jetë xhamisë nëpërmjet adhurimeve e përmendjes së Zotit, ose përmes riteve të haxhit dhe umres, ata e kanë shkatërruar dhe po p unojnë për shkatërrimin e saj. Ibn Xheriri ka përzgjedhur mendimin e parë, duke arsyetuar se arabët nuk kanë synuar ndonjëherë shkatërrimin e Qabes, ndërsa romakët kanë vepruar për të shkatërruar Bejt el Makdesin. Më i qartë (thotë Ibn Kethiri) është mendimi i dytë, dhe Allahu është më i ditur. Kështu është përcjellë ky mendim edhe nga Ibn Abasi. Po të mendosh me kujdes, kur krishterët i ndaluan jehudët nga Bejt el Makdesi ishin më të pranueshëm se jehudët në fenë e tyre dhe, nga ana tjetër, në atë kohë kur u ndaluan, jehudët nuk e zbatonin në rregull fenë e tyre, që të mund të themi se i përfshin fjala e Allahut: "E kush mund të jetë më i keq se ai që, në xhamitë e Allahut, pengon të përmendet emri i Tij". Domethënë, jehudët nuk ishin nga ata që përmendnin emrin e Tij, por edhe nëse mund ta përmendnin në njëfarë mënyre, përmendja e Allahut nga ana e tyre
nuk ishte e pranueshme. Madje, ata u mallkuan nga Daudi dhe Isai, i biri i Merjemes, për shkak të mosbindjes dhe padëgjueshmërisë të shumtë të tyre, siç thotë Zoti: "Ata bij të Izraelit që mohuan të vërtetën u mallkuan prej gjuhës së Daudit dhe Isait, birit të Merjemes. Ndodhi kështu, sepse ata kundërshtuan dhe e tepruan. Ata nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga të këqijat që bënin. Sa e shëmtuar ishte sjellja e tyre! Ti e sheh që shumë prej tyre miqësohen me mohuesit. Sa e keqe është ajo që kanë përgatitur ata për veten e tyre! Allahu është i zemëruar me ta dhe ata do jenë përjetësisht në ndëshkim. " [Maide 78 – 80]. Ndërsa idhujtarët e Mekes e dëbuan Profetin ﷺ dhe sahabët nga Meka dhe i ndaluan nga namazi në Shtëpinë e Shenjtë. Për sa i përket fjalës së Ibn Xheririt, se arabët nuk kanë synuar ndonjëherë shkatërrimin e Qabes, ne mund të themi me plot gojën: E ku ka më të madh se shkatërrimi që ata bënë me ndalimin e Profetit e sahabëve prej saj dhe me ndalimin e kryerjes së riteve në të?! Ata e dëbuan dhe privuan Profetin e Zotit nga Qabja, e bashkë me të edhe shokët e tij, duke e mbushur Qaben me idhuj dhe idhujtarinë e tyre, siç thotë i Madhëruari: "E çfarë mund t’i mbrojë ata nga dënimi i Allahut, kur ata pengojnë vizitën në Xhaminë e Shenjtë? Ata nuk janë rojtarët të saj. Askush, përveç të devotshm ëve, nuk mund të je në rojtar ë të saj, por shumica e tyre nuk e dinë. Namazi i tyre në Shtëpinë e Allahut ishte vetëm fishkëllima dhe duartrokitje." [Enfal 34, 35]. 83 Për këtë tregon edhe fjala e Allahut të Lartësuar: "Nuk kanë të drejtë idhujtarët të kujdesen për xhamitë e Allahut, kur vetë ata dëshmojnë për vetveten se janë mohues. Atyre u shkojnë kot veprat e tyre dhe do të jenë përgjithmonë në Zjarr. Për xhamitë e Allahut kujdesen veçse ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, falin rregullisht namazin e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut. Shpresohet që këta të jenë të udhëzuar (në rrugën e drejtë)." [Teube 17]. Duke qenë se idhujtarët arabë, penguan besimtarët nga Xhamia e Shenjtë, atëherë nuk ka shkatërrim më të madh se ai i tyre. Me ndërtimin e përkujdesin për xhamitë nuk është për qëllim zbukurimi i tepruar i tyre dhe stolisja e jashtme, por përmendja e Allahut në to dhe zbukurimi i tyre duke zbatuar ligjin e adhurimet për Allahun, si dhe pastrimi i tyre nga çdo lloj papastërtie shirku, bidatesh e padrejtësish. 84 Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Ata nuk do të hyjnë në to, përveçse me frikë. Në këtë jetë, ata meritojnë poshtërim, ndërsa në jetën tjetër do të kenë dënim të madh. - Ky ajet është në formën dëftore, me një mesazh urdhërues, që do të thotë: Nëse keni mundësi, mos i lejoni të tillë njerëz që të hyjnë në të, veçse në kushte të një marrëveshjeje ose nëse paguajnë xhizjen. Për këtë arsye, kur Profeti ﷺ çliroi Mekën një vit më pas, në vitin e 9 - të, urdhëroi që të jepej njoftimi i përgjithshëm në Mina: 107. “Pas këtij viti, nuk do të lejohet të vizitojë Qaben asnjë idhujtar dhe nuk do të lejohet askush që të bëjë tavaf rreth Qabes i zhveshur lakuriq. Atyre që u është dhënë afat, do të vazhdojnë deri në fund të tij.” Ky ishte zbatimi i fjalës së Allahut: "O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti!" [Teube 28]. Pa dyshim, Allahu e plotësoi këtë premtim për Profetin e Tij, siç u përmend, duke i ndaluar idhujtarët nga hyrja në Xhaminë e Shenjtë. Madje, Profeti ﷺ porositi që në Gadishullin Arabik të mos kishte fe tjetër veç Islamit dhe të largoheshin prej tij të gjithë jehudët dhe krishterët. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet dhe mirësitë! Të gjitha këto dispozita u vendosën për të nderuar dhe pastruar Xhaminë e Shenjtë nga papastërtitë e idhujtarisë ose idhujtarëve. Ai është një vend i pastër dhe i nderuar, nga i cili doli Profeti i Allahut, që u dërgua për të gjithë njerëzit si përgëzues e qortues, - salavatet dhe selami i Allahut qofshin për të! Ky ishte edhe poshtërimi i tyre në dynja, sepse
shpërblimi jepet sipas llojit të punës. Ashtu siç ata dëbuan dhe i privuan besimtarët nga Xhamia e Shenjtë, edhe ata u dëbuan dhe privuan prej saj. Ndërsa në ahiret ata do të kenë një dënim të madh, për shkak të cënimit dhe përdhosjes që i bënë shenjtërisë së xhamisë me idhujt dhe idhujtarinë e tyre. Ata kishin vendosur rreth e rrotull Qabes dhjetëta idhuj dhe u luteshin atyre. Gjithashtu, ata bënin tavaf lakuriq rreth Qabes dhe veprime të tjera, që bien ndesh me shenjtërinë e pastërtinë e këtij vendi.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:114
- “E kush mund të jetë më i keq se ai që, në xhamitë e Allahut, pengon të përmendet emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk do të hyjnë në to, përveçse me frikë. ” – Domethënë, nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata që i mbyllin xhamitë, në mënyrë që në to të mos përmendet emri i Allahut dhe mos adhurohet Ai, ose e thënë ndryshe: ata që pengojnë faljen e namazit dhe çdo adhurim tjetër që kryhet në to. Në fragmentin: “ ue seâ fî ħarâbihâ ” (…dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre), fjala “ seâ” ka kuptimin: “përpiqet duke provuar të gjitha mënyrat dhe m jetet për të arritur qëllimin”. Ndërsa për pjesën “për shkatërrimin e tyre”, mund të themi se shkatërrimi i xhamive ( el ħarâbu) është dy llojesh: 1. Shkatërrim fizik, nga ana materiale, sikurse është shembja apo përdhosja e objektit, e çdo lloji a mënyre qoftë. 2. Shkatërrim që kryhet duke i penguar besimtarët dhe adhuruesit e Allahut, që të adhurojnë Allahun brenda faltores. Me pak fjalë, ky lloj shkatërrimi nënkupton pengimin e shfrytëzimit të xhamive për atë qëllim që ato janë ndërtuar. Ky ajet i përfshin të gjithë ata njerëz që i bëjnë këto punë. Për shembull, i tillë ishte Abrahaja dhe ushtria e tij, që synonte të shembte Qaben. Këtu hyjnë edhe kurejshët, të cilët e penguan Profetin (a.s.) të shkonte drejt Qabes, në vitin e Hudejbijes. Të tillë ishin edhe ata të krishterë që shkatërruan Xhaminë e Shenjtë në Kuds (Palestinë). Në këtë kategori përfshihen edhe shumë e shumë të tjerë, të cilët, me shkatërrimin apo mbylljen e xhamive, synojnë të pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Ata thjesht shprehin armiqësinë e tyre ndaj Allahut dhe ndaj profetëve të Tij. Për shkak të kësaj pune të shëmtuar, Allahu i Lartësuar ua ndaloi atyre futjen në xhami. Edhe nëse ata do të hynin në to, do të ishin të frikësuar dhe të poshtëruar. Kështu, Allahu i Lartësuar ua ktheu me të njëjtën m ënyrë. Ata donin të frikësonin dhe poshtëronin frekuentuesit e xhamive, por Allahu i Lartësuar mbolli frikën dhe poshtërimin në zemrat e tyre. Kështu ndodhi me idhujtarët, të cilët e munduan dhe u përpoqën të pengonin Profetin e Allahut dhe besimtarët nga Xhamia e Shenjtë. Por nuk kaloi shumë dhe Profeti (a.s.), me lejen e Allahut të Lartësuar, hyri si triumfator në Mekë. Pas kësaj ngjarjeje, idhujtarët nuk do të hynin kurrë më në atë vend të pastër dhe të shenjtë, pasi i Lartësuari tha: “ O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti! Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse Allahu, nëse dëshiron, ju bën të pasur me mirësinë e Tij. Allahu është vërtet i Gjithëditur dhe i Urtë. ” [Teube 28]. “Ushtria e Elefantit” pësoi të njëjtin fat. Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë bëri me ta: “ A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)? Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa -tufa dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur,Duke i bërë si gjethe të përtypura. ” [Fil 1 -5]. Po kështu e pësuan edhe të krishterët në xhaminë e Kudsit, në Palestinë, dhe kështu do të ndodhë gjithmonë me cilindo që vepron në të njëjtën mënyrë. Këto konsiderohen si shenja shumë të mëdha, sepse Allahu i Lartësuar ka lajmëruar rreth tyre para se ato të ndodhnin, dhe ato kanë ndodhur pikërisht ashtu si i ka përshkruar Allahu i Lartësuar. Disa dijetarë janë mbështetur në këto ajete për të thënë, gjithashtu, se nuk lejohet futja e qafirëve në xhami. - “Në këtë jetë, ata meritojnë poshtërim, ndërsa në jetën tjetër do të kenë dënim të madh.” - Kështu, jobesimtarët meritojnë poshtërimin që në këtë jetë, kurse në jetën tjetër do t’i nënshtrohen ndëshkimit të madh. Nëse nuk ka kriminel më të madh se ai që shkatërron xhamitë e Allahut ose që nuk lejon të përmendet emri i Allahut në to, atëherë mund të themi se nuk ka tregues më të madh për besimin në zemra, sesa përpjekjet për të ngritur dhe mirëmbajtur
xhamitë e Allahut, qoftë nga ana fizike, qoftë nga ana funksionale. Për këtë, i Madhëruari thotë: “ Për xhamitë e Allahut kujdesen veçse ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, falin rregullisht namazin e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut. Shpresohet që këta të jenë të udhëzuar (në rrugën e drejtë) .” [Teube 18]. Madje, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të ngrihen xhami dhe në to të kujtohet dhe lavdërohet emri i Tij. Ai ka urdhëruar që atyre t’u kushtohet respekt dhe përkujdesje maksimale, nga njëra anë, dhe ka kërcënuar penguesit, nga ana tjetër. I Lartësuari thotë: “E sa për ata që kanë mohuar (Allahun) dhe që pengojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë (vend adhurimi) për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë keqe e padrejtësi - , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm. (Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (dhe i thamë) "Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde (kur falen) .” [Haxh 25, 26]. Për xhamitë ka shumë rregulla, por më kryesoret janë ato që u përmendën më lart.