2. Bekare · Ajeti 115

سورة البقرة
Përkthimi Hasan Nahi
115

وَلِلَّهِ ٱلۡمَشۡرِقُ وَٱلۡمَغۡرِبُۚ فَأَيۡنَمَا تُوَلُّواْ فَثَمَّ وَجۡهُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ

Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, pra, ngado që të ktheheni është Fytyra (ana) e Allahut. Vërtet, Allahu është Gjithëpërfshirës dhe i Gjithëdijshëm.[28]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[28] Në këtë varg na urdhërohet t’i marrim porositë e të veprojmë si urdhërohet. Myslimanët, në fillim faleshin duke u drejtuar nga Jerusalemi, siç bënin edhe hebrenjtë. Më pas, kur mërguan në Medinë, Zoti i urdhëroi që të faleshin në drejtim të Qabesë (Mekës). Atëherë hebrenjtë u revoltuan dhe e kundërshtuan këtë kthesë. Zoti, u tha: “Lindja dhe Perëndimi janë të Zotit, (po ashtu, e tërë Gjithësia është e Zotit)”. Andaj, duhet për t’u kthyer në lutje nga urdhëron Zoti, pa kurrfarë kundërshtimi. Në këtë mënyrë mund t’i fitojmë dhuratat e Tij (përkthyesi).