2. Bekare · Ajeti 142

سورة البقرة
Përkthimi Hasan Nahi
142

۞ سَيَقُولُ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَ ٱلنَّاسِ مَا وَلَّىٰهُمۡ عَن قِبۡلَتِهِمُ ٱلَّتِي كَانُواْ عَلَيۡهَاۚ قُل لِّلَّهِ ٱلۡمَشۡرِقُ وَٱلۡمَغۡرِبُۚ يَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’i ktheu ata prej kiblës së tyre?”[29] Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[29] Kibla quhet drejtimi nga kthehen myslimanët gjatë faljes së namazit. Ky drejtim ka qenë fillimisht nga Jerusalemi dhe më pas është ndryshuar drejt Mekës. Për këtë ngjarje flet edhe vargu i mësipërm.