2. Bekare · Ajeti 165 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:158–2:170

Safa dhe Merve janë emra të dy brigjeve afër Qabes. Në Safa kishte qenë një statujë që quhej "Asaf" e në Merve një që quhej "Nailetun". Kur idhujtarët i vizitonin, u prekshin për to. Myslimanët pasi e çliruan Mekën dhe Qabën nuk deshën t'i vizitojnë, duke u frikësuar se po madhërojnë diçka që adhurruan edhe idhujtarët. Pasi që i hoqën ato statuje, u këshilluan po madhërojnë diçka që adhurruan edhe idhujtarët. që t'i vizitojnë ato dy birigje. Tash haxhinjt ecin ndërmjet atyre dy brigjeve dhe ajo ecje quhet "sa'jun", dhe është obligim.

Ata të cilët fshehin argumentet e Zotit, nuk besojnë vetë dhe nuk i lënë as të tjerët ta njohin të vërteteën e të besojnë, ata janë të përzënë prej mëshirës së Zotit, vetëm nëse pendohen shpjegojnë haptazi atë që kanë fshehur dhe bëjnë punë të mira, atëherë Zoti ua falë, e nëse vdesin si pabesimtarë, ata kurrë nuk kanë shpëtim. i Zoti sjell fakte të qarta për ata që kanë mendim të shëndoshë, siç është e tërë gjithësia me i krijesat e dukuritë në te, andaj nuk mbetet vend për besime të kota.

Shpjegimi i skenës, që do të shfaqet në ditën e kijametit, është ndihmë e madhe dhe mëshirë nga i madhi Zot, ashtu që të mos mashtrohemi e të shkojmë pas punëkëqinjve, sepse atë ditë ata, kur ta shohin dënimin që i pret nëse munden do të largohen.

Të imitosh në mënyrë të vërbër traditat e të parëve, kur ato janë të dëmshme, është gabim i madh. Kështu vepruan idhujtarët. Ata nuk pranuan faktet e sakta, as këshillat e dobishme, por shkuan pas mësimeve të dreqit, i cili gjithnjë mëson për mbrapsht. Trashëgimi i traditave të të parëve që janë në dobi të njeriut, duhet ruajtur e respektuar.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:165–2:167

- Ka njerëz që, në vend të Allahut, adhurojnë idhujt, të cilët i duan sikurse Allahun. - Allahu i Madhëruar na tregon gjendjen e idhujtarëve në këtë dynja dhe na njofton për ndëshkimin që i pret në ahiret, ngaqë i përshkruanin Allahut shok në adhurimin e Tij. Ata i shoqëruan Allahut ortakë e shembuj, që i adhurojnë dhe i duan ashtu siç duhet të donin Allahun, i cili është i Vetmi i adhuruar me meritë, që nuk ka të ngjashëm e të barabartë me të dhe që nuk ka partner në pushtetin e Tij. Në dy Sahihët është hadithi i Abdullah Ibn Mesudit, që tregon se e pyeti Profetin: 169. “O i Dërguari i Allahut, cili është gjynahu më i madh?” Ai tha: “Ti bësh Allahut shok, kur Ai të ka krijuar.” - Por, për ata që besuan, dashuria për Allahun është shumë më e fortë. - Prandaj ata nuk i bëjnë shok asgjë, por e adhurojnë si një të vetëm, vetëm Atij i mbështeten e Vetëm tek Ai kthehen për ndihmë e mbështetje. Pastaj i Lartësuari i kërcënon idhujtarët, duke thënë: - Ah sikur ta dinin ata që bëjnë padrejtësi se, kur ta shohin dënimin, ata do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut, dhe se Allahu është Ndëshkues i rreptë! - Nëse do të dinin se çfarë do të heqin atë ditë dhe çfarë ndëshkimi do të vuajnë, për shkak të shirkut dhe kufrit të tyre, do të hiqnin dorë nga rruga e humbjes, ku janë zhytur. Pastaj Allahu na njofton se, atë ditë, ata do të mohojnë e do të distancohen nga idhujt e tyre, dhe po kështu idhujt do distancohen nga ndjekësit dhe adhuruesit e tyre: - Atë ditë, paria do të distancohet prej pasuesve të saj... - Melekët, që shumë njerëz pretendojnë se i adhurojnë në jetën e kësaj bote, do të distancohen nga kjo padrejtësi e madhe: " Një ditë, Ai do t’i tubojë të gjithë dhe do t'u thotë melekëve: “Ju ishit ata, që këta njerëz adhuronin?” Ata do të (melekët) thonë: “I madhëruar qofsh Ti! Ti je Zoti ynë, dhe ne distancohemi prej tyre! Jo. Ata adhuronin xhindët dhe shumica e tyre i besonin ata”. " [Sebe'e 39 - 40]. Po kështu, edhe xhindët distancohen nga ata dhe e refuzojnë çdo adhurim që ata u përkushtonin në dynja, siç thotë i Madhëruari: “ Ata, të cilët e merituan dënimin, do të thonë (për ata që i çuan në humbje): “O Zoti ynë! Këta janë ata që ne i devijuam (nga e vërteta). Ne i devijuam, ata siç devijuam edhe veten tonë. Ne tashmë distancohemi para Teje (e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne. " [Kasas 63]. Dhe thotë: "Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (Ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u kanë përkushtuar." [Ahkaf 5, 6]. Dhe thotë i lartësuari: "Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin. Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm. " [Ibrahim 22]. Pastaj i Lartësuari thotë: - të gjithë do ta shohin dënimin dhe lidhjet mes tyre do të këputen. - Domethënë, kur të shohin dënimin e Allahut që përgatitet dhe kur nuk gjejnë asnjë rrugë dhe mundësi për t’i shpëtuar zjarrit, atë ditë, siç thotë Ibn Abasi: “Do të ndërpritet çdo lidhje dhembshurie dhe dashurie, që mund t’i ndihmojë." - Atëherë, pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) dhe t’i braktisnim, siç na braktisën ata tani!” - Ah, sikur të ktheheshim edhe një herë në jetën e dynjasë dhe të largoheshim nga këto që i adhuruam dhe i deshëm si

Allahun dhe të adhurojmë vetëm Allahun si një të vetëm. Por ata, sigurisht, gënjejnë për këtë, sepse edhe nëse do të ktheheshin, nuk do të hiqnin dorë nga idhujtaria dhe padrejtësitë, sikurse ka thënë i Lartësuari: "Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja) ! Atëherë nuk do t'i mohonim Argumentet e Zotit tonë por do të bëheshim besimtarë.” Por, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë." [En’am 27, 28]. - Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej Zjarrit. - Por ato punë do të treten dhe do të zhduken, siç thotë i Lartësuari: " Ne do t'i kthehemi ndonjë vepre që ata e bënë (në këtë botë) dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur. " [Furkan 23]. Ndërsa këtu thotë: "Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta..."

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:165–2:167

Sa bukur lidhen këto ajete me ato paraardhëset! Pasi solli disa argumente bindëse për njëshmërinë e Tij, Allahu i Lartësuar vijon e thotë se përsëri ka njerëz në botë që, së bashku me Allahun, adhurojnë zota të tjerë, duke i konsideruar ata të barabartë me Të. - “Ka njerëz që, në vend të Allahut, adhurojnë idhujt, të cilët i duan sikurse Allahun.” – Pra, ata i konsiderojnë idhujt e tyre si të barabartë me Allahun, në kushtimin e adhurimit dhe dashurisë së tyre. Njerëz të tillë janë në humbje të sigurt, sepse kundërshtojnë hapur të vërtetën e qartë dhe kanë zgjedhur të jenë

kundërshtarë të Zotit. Ata nuk meditojnë mbi ajetet e Allahut të Lartësuar ose mbi shenjat dhe argumentet e Tij në gjithësi. Ata nuk kanë asnjë lloj justifikimi për zgjedhjen e gabuar që kanë bërë, prandaj e meritojnë ndëshkimin e Allahut. Ata e dinë shumë mirë se Allahu i Lartësuar është i vetmi Krijues, Furnizues, Administrues dhe Kujdestar i krijesave, por gabimi i tyre është se ata adhurojnë edhe zota të tjerë, duke e menduar këtë si një mënyrë që t ë afron tek Allahu i Lartësuar. Nga fjalët e përdorura në ajet, kuptohet se ‘zotat’ e tyre, në fakt, nuk e meritojnë të adhurohen, por janë njerëzit e humbur që i trajtojnë ashtu. Thënë ndryshe, ata nuk janë gjë tjetër, por veçse emërtime të kota, pa lidhje me realitetin, sikurse thotë i Lartësuari: “ Ata (idhujt) nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë. ” [Nexhm, 23]. Allahu i Lartësuar nuk mund të ketë të barabartë me Të. Krijesa nuk mund të jetë kurrë si Krijuesi. Vetëm Allahu i Lartësuar është Krijuesi, ndërsa çdo gjë tjetër veç Tij është krijesë. Vetëm Zoti është Furnizues, dhe çdo gjë tjetër është e furnizuar dhe nevojtare për furnizimin e Tij. Allahu i Lartësuar është i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa ne jemi të varfër e nevojtarë ndaj Tij për çdo gjë. Ai është Absolut në çdo aspekt, ndërsa ne jemi të mangët në çdo aspekt. Allahu i Lartësuar është i Vetmi që ka në dorë dobinë dhe dëmin, ndërsa krijesat nuk kanë në dorë të bëjnë as dobi e as dëmin më të vogël. Nga e gjithë kjo, kuptohet se sa i kotë është besimi i atyre që, përveç Allahut, adhurojnë zota të tjerë, duke i konsideruar si të barabartë me Të, ndërkohë që asnjë krijesë, qoftë melek, profet, njeri i mirë, idhull etj., nuk mund të jetë e barabartë me Allahun. I vetmi që meriton dashuri të plotë dhe nënshtrim total është Allahu i Lartësuar. Për këtë, Allahu i Lartësuar i lëvdon besimtarët, duke thënë se: - “…Por, për ata që besuan, dashuria për Allahun është shumë më e fortë. ” – Pra, besimtarët e duan Zotin e tyre të vetëm, Allahun e Lartësuar, me një dashuri shumë më të fortë dhe më të madhe se dashuria e këtyre idhujtarëve për idhujt e tyre. Besimtarët ia kushtojnë të gjithë dashurinë vetëm Allahut të Lartësuar, ndërsa idhujtarët lënë vend në zemrat e tyre edhe për idhujt e tyre. Dashuria e besimtarëve për Allahun është shumë më e fortë, sepse ata duan Atë që e meriton vërtet dashurinë. Dashuria për Allahun siguron lumturinë dhe suksesin e adhuruesve të Tij në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ndërsa idhujtarët duan ato gjëra që nuk meritojnë asnjë grimcë dashurie. Dashuria ndaj idhujve është shkatërrim dhe trishtim. Ajo e prish gjendjen e robit dhe e çorodit atë në çdo drejtim, madje të çon drejt ndëshkimit më të rëndë. Për këtë arsye, i Lartësuari i kërcënon idhujtarët, duke thënë: - “…Ah sikur ta dinin ata që bëjnë padrejtësi …” – Domethënë, ata që bëjnë padrejtësi duke adhuruar idhujt e tyre. Ata iu nënshtrohen idhujve, në vend që t’i nënshtrohen Allahut, Zotit të krijesave. Veç kësaj, ata i pengojnë krijesat e Zotit nga rruga e drejtë dhe nga besimi i saktë. Ata janë të padrejtë ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse bëjnë vepra që janë në dëm të tyre. - “…se, kur ta shohin dënimin …” – Domethënë, kur ta shohin me sytë e tyre të ballit, Ditën e Gjykimit. “…ata do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut, dhe se Allahu është Ndëshkues i rreptë! ” - Atëherë do të binden plotësisht se fuqia dhe pushteti është vetëm në dorën e Allahut të Lartësuar. Atë ditë do të binden se idhujt nuk kanë në dorë asnjë lloj fuqie për të ndihmuar adhuruesit e tyre. Atë ditë, ata do ta shohin qartë dobësinë dhe pafuqinë e idhujve, të cilët i kanë adhuruar përveç Allahut të Lartësuar. Në këtë dynja, idhujatarët nuk janë të qartë. Ata mendojnë që edhe idhujt e tyre kanë

pushtet për çështje të ndryshme. Ata mendojnë se idhujt e tyre i afrojnë më tepër te Allahu i Lartësuar, dhe se vetëm nëpërmjet tyre mund të arrijnë kënaqësinë e Tij. Por ky iluzion i tyre është i kotë, prandaj çdo vepër e përpjekje që bëjnë ka për të dështuar. Për ta është i meritueshëm dhe i pashmangshëm ndëshkimi i ashpër në ahiret, ndërsa idhujt të cilëve u shprehin adhurimin dhe dashurinë e tyre, nuk kanë për t’i sjellë asnjë dobi dhe nuk kanë për t’i larguar asnjë dëm. Madje, pikërisht prej tyre, nga të cilët presin të mira, do t’u vijë ndëshkimi. - “Atë ditë, paria do të distancohet prej pasuesve të saj, të gjithë do ta shohin dënimin dhe lidhjet mes tyre do të këputen.” – Paria dhe të pasurit e mohuesve do të distancohen nga pasuesit dhe adhuruesit e tyre atë ditë. Atë ditë do të ndërpritet çdo lidhje që ata kanë në jetën e dynjasë, sepse ato janë ndërtuar jo për hir të Allahut dhe jo sipas udhëzimeve të Tij, por janë krijuar mbi baza të p avlera e të kot a. Veprat dhe përpjekjet e tyre do të asgjësohen dhe ata do të binden se idhujt e tyre ishin të gënjeshtërt. Adhurimet që ata mendojnë se do t’u sjellin dobi, janë pikërisht ato që do të sjellin fatkeqësinë dhe trishtimin e tyre të pafund. Ata do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit dhe kurrë nuk do të dalin prej tij. A ka dëshpërim më të madh sesa ky?! E gjithë kjo do të ndodhë, sepse ata ndjekin dhe zbatojnë të kotën, me vullnet të lirë. Ata shpresojnë te diçka që nuk ekziston, dhe kështu i lidhin zemrat e tyre me hiçin. Me shkatërrimin e veprave të tyre, do të zhduken edhe shpresat e tyre, dhe kjo do t’i bëjë ata të vuajnë tmerrësisht. Kjo situatë është krejt e kundërt me gjendjen e atyre që i kanë lidhur zemrat me Mbretin e vërtetë, me Allahun e lartësuar . Ata kryejnë çdo vepër e adhurim me sinqeritet vetëm për Njëshin dhe Absolutin, Allahun e Madhëruar. Ata shpresojnë tek i Vetmi që mund të shpresohet. Ata e vendosin të vërtetën në vendin që i takon. Si të tillë, adhurimet e tyre janë të pranueshme e të shpërblyeshme. Ata do të dalin të fituar me veprat që do të paraqesin. Shpërblimi i tyre ka për të qenë i pandërprerë, pranë Zotit të tyre. Në suren Muhamed, ajetet 1 -3, i Lartësuari thotë: “ Allahu do t'ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë (me besimin e drejtë) dhe që pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Ndërsa atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe e besojnë atë që iu shpall Muhamedit, e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, do t'ua mbulojë të këqijat dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. Kjo, sepse ata që nuk besojnë ndjekin të pavërtetën, ndërsa ata që besojnë ndjekin të Vërtetën që ka ardhur prej Zotit të tyre. Kështu ua sjell Allahu shembujt njerëzve.” - “Atëherë, pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) dhe t’i braktisnim, siç na braktisën ata tani!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej Zjarrit. ” - Ditën kur të shohin rezultatet e veprave të tyre të kota, të mashtruarit që kanë ndjekur parinë e tyre, do të dëshirojnë të kthehen sërish në dynja, që t'u jepet edhe një herë mundësia të distancohen dhe të braktisin parinë e tyre mashtruese, që i kanë penguar nga rruga e drejtë e Zotit. Kështu, ata do të kërkojnë të rikthehen në dynja, me qëllim që të largohen nga idhujtaria dhe që adhurimin, dashurinë e nënshtrimin t'ia përkushtojnë Allahut, të Vetmit Zot në qiej dhe në tokë. Por afati i tyrë atëherë do të ketë përfunduar, sepse nuk ka më kohë për të kryer vepra. Megjithatë, pretendimi i tyre se po të ktheheshin sërish në dynja, do të adhuronin vetëm Allahun me sinqeritet, është i gënjeshtërt, sepse ata përsëri do t'u ktheheshin veprave të tyre të ndyra. Prandaj ato do të jenë veçse fjalë nga ana e tyre, të cilat shprehin dëshpërimin dhe pikëllimin për braktisjen që do t’u bëjë paria atë ditë të vështirë, Ditën e Gjykimit. Atë ditë, në supet e secil it do të rëndojë gjynahu i vet, ndërsa kreu i të gjithë të këqijave është Iblisi, i cili, Ditën e Dëshpërimit do t'u

mbajë një fjalim të shëmtuar pasuesve të tij. Allahu i Lartësuar thotë: “ Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin. Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” [Ibrahim 22].Pastaj i lartësuari Tha: "Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendosen në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre atje është “Selam!”.. [Ibrahim 23].

← Bekare 2:165