2. Bekare · Ajeti 190

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
190

وَقَٰتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ يُقَٰتِلُونَكُمۡ وَلَا تَعۡتَدُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُعۡتَدِينَ

Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Agjërimi ishte rregull edhe më heret te popujt para nesh, por jo në këtë trajtë, as në këtë mënyrë. Agjërimi në Fenë Islame ka si qëllim: lartësimin shpirtëror, edukimin moral, përgatitjen e njeriut, që t’i mbizotërojë emocionet e epshet dhe të bëhet i pavarur prej tyre. Ai nuk ka si qëllim vetëm braktisjen e ushqimit, por braktisjen e të gjitha punëve, sjelljeve dhe shprehjeve, që nuk përkojnë me moralin islam. Fryma humane e obligimeve të Fesë Islame manifestohet edhe në agjërim, sepse i sëmuri ose udhëtari, që nuk i ka kushtet e volitshme për të agjëruar në kohën e caktuar, i lejohet të agjërojë më vonë, kur të shërohet, ose kur të kthehet nga udhëtimi i tij. Agjërimi u bë detyrim në vitin e dytë të Hixhretit, muaji i agjërimit është muaji i Ramazanit, në të cilin filloi shpallja e Kuranit, që është udhërrëfyes e shpëtimtar për njerëzit. Agjërimi është vepra-ibadeti më i sinqertë, kurse agjëruesi i këtij muaji është më afër Zotit për lutjet dhe kërkesat e veta, dhe siç kuptohet nga Kurani, nuk ka nevojë për kurrfarë ndërmjetësuesi. Në fillim të zbatimit të agjërimit në raste të posaçme, nuk ishte e lejueshme për burrat të “flejnë” së bashku me gratë e tyre, e më vonë kjo u lejua. Peri i bardhë dhe i ziu të përmendur në Kuran kanë të bëjnë me dritën e agimit dhe errësirës para tij - thonë komentatorët. Pasuria e fituar në mënyrë të padrejtë është haram, pa marrë parasysh se pronari i pasurisë pajtohet për të, siç është ryshfeti etj. Hëna me fazat e saj përcakton kohët e nevojshme për çështjet fetare dhe përcakton llogari të tjera. Disa arabë, sa ishin në ihrame gjatë haxhit mendonin ta ndryshonin jetën e rëndomtë, prandaj e ndryshuan edhe hyrjen në shtëpitë e tyre, ata hynin nga prapa e jo nga dera, e Kurani iu thotë, se kjo është bindje e gabuar. Disa komentatorë të Kuranit janë të mendimit, se me këtë thënie aludohet: çështjeve duhet t’iu hysh nga është rruga dhe ato duhet t’ua besosh atyre që i njohin, e jo injorantëve. shenjtë i bën që të mirren masa kundër tyre në të njëjtën mënyrë. Pra kush ju sulmon juve, kthejani sulmin atij edhe ju po në atë masë, dhe kini frikë nga Allahu, e ta dini se Allahu është me ata që ruhen (nuk i tejkalojnë kufijtë në ndëshkim).