2. Bekare · Ajeti 196

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
196

وَأَتِمُّواْ ٱلۡحَجَّ وَٱلۡعُمۡرَةَ لِلَّهِۚ فَإِنۡ أُحۡصِرۡتُمۡ فَمَا ٱسۡتَيۡسَرَ مِنَ ٱلۡهَدۡيِۖ وَلَا تَحۡلِقُواْ رُءُوسَكُمۡ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ ٱلۡهَدۡيُ مَحِلَّهُۥۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوۡ بِهِۦٓ أَذٗى مِّن رَّأۡسِهِۦ فَفِدۡيَةٞ مِّن صِيَامٍ أَوۡ صَدَقَةٍ أَوۡ نُسُكٖۚ فَإِذَآ أَمِنتُمۡ فَمَن تَمَتَّعَ بِٱلۡعُمۡرَةِ إِلَى ٱلۡحَجِّ فَمَا ٱسۡتَيۡسَرَ مِنَ ٱلۡهَدۡيِۚ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ ثَلَٰثَةِ أَيَّامٖ فِي ٱلۡحَجِّ وَسَبۡعَةٍ إِذَا رَجَعۡتُمۡۗ تِلۡكَ عَشَرَةٞ كَامِلَةٞۗ ذَٰلِكَ لِمَن لَّمۡ يَكُنۡ أَهۡلُهُۥ حَاضِرِي ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t'ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umren para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Lufta ishte e ndaluar për muslimanët. Mirëpo, atyre iu lejohej vetëm atëherë kur ishte puna për mbrojtje, por me kusht që të luftojnë vetëm kundër sulmuesve, e jo kundër atyre që nuk merrnin pjesë në luftë, as kundër pleqve, të sëmurëve e as fëmijëve. Në muajt e shenjtë, që janë katër Dhilkade, Dhilhixhe, Muharrem dhe Rexheb lufta ishte e ndaluar, po ashtu ishte e ndaluar edhe në vendin e shenjtë, në Qabe dhe rrethinat e saj. Mirëpo idhujtarët nuk e respektonin shenjtërinë, por i sulmonin muslimanët. Këto ajete të Kuranit i lejojnë muslimanët të luftojnë kundër armikut, nëse sulmohen prej tij edhe në muajt dhe vendin e shenjtë. Rreziku që iu kanosej muslimanëve nga pro - paganda dhe provokimet për t’i rikthyer në idhujtari ishte edhe më i rëndë, se sa lufta në vendin e shenjtë, prandaj u porositën ta pastrojnë atë vend nga idhujtarët, e të mos mbetet vend për propagandimin e idhujtarisë (fitnes). Muaji i shenjtë ishte me rastin e vitit të gjashtë hixhri, kur Pejgamberi së bashku me besimtarët e vet e mësyu vizitën e Qabes në muajin Dhilkade, por idhujtarët nuk e lejuan atë vizitë dhe muslimanët së bashku me Pejgamberin u kthyen, mirëpo në vitin e shtatë në të njëjtin muaj i bënë vizitën. Sa herë që në Kuran përmendet lufta, vrasja, së bashku me to përmendet fjala: në rrugën ose për rrugën e Allahut, me çka kuptohet se lufta nuk ka si qëllim okupimin e një vendi të huaj, nuk ka si qëllim prenë e luftës ose diçka tjetër, por ka si qëllim vetëm lirinë për besimin e drejtë, për zbatimin e lirë të fjalës së Zotit xh.sh. Pas përgjigjes për rëndësinë e ndërrimit të hënës, sipas së cilës bëhet edhe agjërimi, edhe haxhi, ndërhyjnë ajetet rreth luftës për t'i sqaruar muslimanët, se në rast sulmi prej armikut duhet të luftojnë, edhe në muajt, edhe në vendin e shenjtë. “Haxhi” do të thotë: mësyerje, qëllim, e këtu është fjala për atë që vendos ta vizitojë Qaben në kohën e caktuar. “Umre” i thuhet vizitës që i bëhet Qabes në cilëndo kohë të vitit. Umra ndryshon nga haxhi, sepse në umre nuk është detyrim qëndrimi në Arafat. Për ata që kanë mundësi haxhi është detyrim një herë në jetë. Mënyra e zbatimit të njërës dhe tjetrës është sqaruar në shkencën e fikhut.