2. Bekare · Ajeti 212

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
212

زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَيَسۡخَرُونَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۘ وَٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ فَوۡقَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ وَٱللَّهُ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيۡرِ حِسَابٖ

Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Haxhi kryhet në muajt e caktuar. Ai që vendos për haxh duhet t’i përmbahet rregullave të parapara, e përveç përgatitjes shpirtërore, duhet përgatitur edhe materialisht për të mos u bërë barrë e të tjerëve. Ndonjë shitblerje gjatë kohës së haxhit nuk është mëkat. “Arafat” është një vend jashtë Mekes dhe qëndrimi në atë vend ditën e nëntë të Dhilhixhes është detyrë e domosdoshme për të gjithë haxhinjtë. “Mesh’ari haram” është një vend në të kthyer prej Arafatit për në Mine. Disa nga kurejshitët nuk iu bashkoheshin njerëzve të tjerë në Arafat. Ata qëndronin në Muzdelife dhe prej aty ktheheshin për Mina. Këtë e bënin në shenjë krenarie mbi të tjerët, e Kurani e ndalon veprimin e tyre dhe iu thotë, zbritni nga zbresin të gjithë njerëzit. Në Fenë Islame nuk ekziston ndonjë privilegj i një fisi ndaj tjetrit. Pasi kryenin detyrat e haxhit, disa nga arabët ndaleshin në Mina, ku në shenjë krenarie përkujtonin të parët e tyre. Kurani urdhëron të përmendet Allahu, si krenaria më e lartë, duke e madhëruar dhe shprehur tekbirët, nuk ndaloi t’i përkujtojnë edhe prindërit e tyre. Ata që kërkojnë vetëm të mirat e kësaj bote, janë të mashtruar, sepse të mirat e kësaj bote janë të përkohshme, po nuk është qëllim vetëm jeta e kësaj bote. Të lumtur janë ata që kërkojnë të mirat e kësaj bote, por qëllim kryesor kanë jetën në botën tjetër dhe kërkojnë të mirat e asaj që janë të përjetshme. Gjatë faljes së çdo namazi, dhe gjatë hedhjes së gurëve në Mine, duhet thënë tekbirët, e ditët e caktuara janë ditët pas ditës së bajramit, ku dikush qëndron dy ditë e dikush tri ditë në Mina. Minaja pra, është një vend jo larg Mekes dhe aty hidhen gurët edhe dy ose tri ditë pas ditës së bajramit. Edhe pse në këtë ajet është fjala për një farë munafiku, Ahnes bin Shurejku, që i paraqitej Muhamedit a.s. me demagogji, ajeti tërheq vërejtjen për të gjithë hipokritët, që nga goja janë të ëmbël, e në zemër të prishur, që në buzë kanë mjaltin, kurse në zemër helmin. Çdo përpjekje dhe çdo angazhim për hir të zbatimit të punëve të mira e të porosive të Zotit konsiderohet sakrificë, le të jetë mund fizik, fjalë e drejtë, pasuri e dhënë etj., prandaj shpërblimi për to është i madh. Feja Islame me rregullat e veta është tërësi e