2. Bekare · Ajeti 23 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:21–2:29

Pasiqë u përmendën tri grupet e njerëzve: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë (munafikë), në këto ajete përmenden edhe argumentet që vërtetojnë për Zotin një, Krijuesin e çdo qenieje e sendi në ekzistencë, duke ftuar njerëzit që të jenë falënderues të të mirave që Ai ua dhuroi.

Askush tjetër, përveç Zotit, nuk ka krijuar ndonjë send, prandaj çdo adhurim ose madhërim përveç Atij, është i gabuar dhe do të ketë pasoja të rënda. Ai është dhurues i jetës së çdo gjallese, sigurues i kushteve për jetë si nga toka ashtu edhe nga qielli, pra përveç Tij nuk meriton kush tjetër të adhurohet.

Kundërshtarëve që e mohonin Kur'anin si shpallje nga Zoti, u tërheq vërejtjen se do të jenë ata edhe idhujt e tyre që i konsiderojnë si zotëra, lëndë e zjarrit të xhehenemit.

Besimtarëve vepërmirë u jepet myzhde se do të gëzojnë të gjitha kënaqësitë në xhennet, e si më me rëndësi atë se aty do të jenë përgjithmonë.

Kundërshtartët nuk mund ta thurin ndonjë pjesë të ngjashme me Kur'anin, as sa kaptina më e shkurtër e tij, por u përpoqën të quajnë si të metë të tij, përse përmend bletën, mushkojën, marimangën, bubrrecin etj. Zoti xh.sh. nuk frikësohet prej asaj që thonë ata se mos është e metë, sepse edhe krijesat më të thjeshta sikurse është mushkonja, madje edhe më të vogla, vërtetojnë për fuqinë dhe mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit të tyre, pra begatojnë bindjen e besimtarëve, e ata që nuk respektojnë udhëzimet e Zotit, vazhdojnë të jenë edhe më të humbur. Ata zatën e kanë thyer besën e marrë prej tyre në shpalljet e mëparshme se, ishin të obliguar ta besojnë Allahun, e kur të vijë Muhammedi ta pranojnë edhe atë, andaj ata kanë humbur në tërësi. Ata nuk respektuan as lidhjen e gjakut ndaj pejgamberëve, ndaj familjes, ndaj besimtarëve, e Zoti ka urdhëruar të ruhet dhe të respektohet afria i familjare etj.

Në Kur'an përmendën shtatë qiej, por sa është madhësia e një qielli dhe ç'ka për qëllim me numrin shtatë, e di vetëm Zoti xh.sh. Hapësira e gjithësisë kurr nuk do të mund të arrihet e të studiohet në tërësi, andaj çështjet e këtilla mbeten në kompetencën e Atij që i krijoi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:23–2:24

Pasi agrumentoi dhe na tregoi në ajetet e mësipërme njëshmërinë e Tij në krijimin e sundimin mbi gjithçka dhe faktin se Ai është i Vetmi i Adhuruar me meritë, Allahu i Madhëruar vijon të vërtetojë dhe argumentojë rreth profet ësisë së robit dhe Profetit të Tij të dashur Muhamedit ﷺ . Kështu, Ai u drejtohet mohuesve: - Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm robit Tonë, atëherë bëjeni ju një sure të ngjashme, si ajo (e Kur'anit) , madje i ftoni (për ndihmë) të gjithë idhujt që ju adhuroni përveç Allahut, nëse vërtet jeni të sinqertë. - Pra, nëse jeni në mëdyshje rreth asaj që i shpallëm robit Tonë Muhamedit, atëherë sillni edhe ju një sure të ngjashme, si ajo që i dhamë atij, nëse vërtet jeni të sigurt se është jo prej Allahut. Përgjigjuni kësaj sfide dhe rrëzojeni atë, duke sjellë diçka të ngjashme me këtë Kur'an! Për këtë qëllim, mund të thërrisni për ndihmë këdo prej idhujve e gojëtarëve tuaj më të mëdhenj. Kërkoni ndihmën e çdo gjëje e të çdokujt, nëse vërtet jeni të saktë dhe të vërtetë në pretendimin tuaj. Kjo është një sfidë që Zoti u jep atyre, dhe Ai i ka sfiduar në këtë mënyrë në shumë ajete kur'anore, si: “Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, silleni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur'ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!”E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.” [Kasas 49, 50]. Në suren Isra 88: “Thuaj (o Muhamed) : “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur'an si ky, nuk do të mund t’ia arrinin kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri tjetrin”. Në suren Hud 13: “Mos, vallë, po thonë: “Ai e ka trilluar atë”? Thuaju: “Sillni dhjetë sure të ngjashme me të, të trilluara (ashtu siç thoni) , dhe thirrni për ndihmë kë të mundeni, veç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” E nëse (zotat tuaj të rremë) nuk ju përgjigjen, atëherë dijeni se kjo shpallje është zbritur me dijen e Allahut dhe se nuk ka asnjë të adhuruar me meritë veç Tij. A nuk po nënshtroheni si muslimanë?” Në suren Junus 38: “Mos, vallë, po thonë se atë e trilloi ai ? Thuaju: “Sillni ju një sure të ngjashme me të dhe thërrisni në ndihmë kë të doni, veç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!” Të gjitha këto ajete janë shpallur në Mek ë. Pastaj Zoti i sfidoi edhe në Medinë dhe tha në këtë ajet: “Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë (rreth Kur'anit), atëherë paraqitni ju një kapitull të ngjashëm, si ai (Kur'ani)”. Pra, sillni edhe ju si kapitujt e këtij Kur'ani e të ngjashëm me të. Kjo sfidë u drejtohet të gjithëve, individualisht dhe së bashku, qofshin nga popujt që nuk kishin libër t ë shpallur, qofshin nga ata ithtarë të Librit. Sigurisht, kjo mënyrë sfide është më e plotë dhe e madhe sesa po të sfidonte vetëm ndonjë person të veçantë prej popullit të tij, që nuk kishte asnj ë njohuri. E kjo ishte një sfidë që u përsërit shumë herë, në Mekë dhe në Medinë. Por me gjithë urrejtjen e madhe të munafikëve për Profetin dhe fenë e Tij, ata dështuan dhe treguan pamundësinë dhe paaftësinë e tyre, për t’iu përgjigjur kësaj sfide, prandaj Allahu i Madhëruar tha: - E në mos e paçit bërë (deri tani), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen) , atëherë ruajuni Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët i cili është përgatitur për jobesimtarët! - Ajeti na tregon se ata nuk patën mundësi t’i përgjigjeshin sfidës dhe kurrë nuk do të munden edhe në të ardhmen. Ky lajm është një mrekulli më vete, që edhe sot është duke

vazhduar. Ata kurrë nuk kanë për t’iu përgjigjur kësaj sfide deri në Ditën e Gjykimit. Deri sot askush nuk guxon të përballet me këtë sfidë dhe kurrë nuk ka për të ndodhur, sepse Kur'ani është Fjala e Allahut dhe fjala e Allahut nuk i përngjan fjalës së krijesave, qoftë në tekstin, qoftë në kuptimet dhe kumtet që përcjell dhe përmban në vetvete, siç thotë i Lartësuari: “Elif, Lam, Ra . (Ky është) Libër ajetet e të cilit u zbritën plot urtësi dhe pastaj u shtjelluan nga ana e Atij që është i Urtë e i Gjithëditur.” [Hud 1]. Allahu u thotë atyre: “...e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen)”. Ata nuk do t’ia arrijnë kurrë që ta sjellin një lib ër të ngjashëm si Kur'ani. Atëherë, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të dorëzohen për pafuqinë e tyre dhe të besojnë se Kur'ani është fjala e Allahut të Lartësuar, të besojnë ligjet dhe urdhëresat e tij e të pranojn ë të nënshtrohen të jetojn ë sipas tyre. Vetëm kështu ata mund të ruhen nga Zjarri, që është përgatitur për mohuesit. Allahu i Lartësuar thot ë: “...atëherë ruajuni prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët!” El it -tikau, - që është përkthyer “ruajuni”, - është të shpëtuarit nga Zjarri, i cili në Ditën e Gjykimit do të ndizet e flakërojë dhe lënda djegëse e tij do të jenë mohuesit e këtij Kur'ani dhe gurët, pikërisht ata gurë që idhujtarët i adhuronin si zota. Allahu i Lartësuar thotë: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni.” [ Enbija 98]. Nuk është e gabuar nëse themi se ata janë gurë kibriti, që digjen dhe flakërojnë së bashku me gurët që ata i adhuronin veç Allahut, që zjarri të flakërojë dhe të jetë edhe më përvëlues për ata që janë brenda tij. Kështu është p ërshkruar nga Ibn Mesudi dhe disa sahabë të tjerë, p ërcjellë nga Profeti ﷺ. Allahu i madhëruar tha : “Ёshtë përgatitur për mohuesit ". Kuptimi: "P ra, është bërë gati dhe është në pritje të mohuesve, të cilët njësoj si ju mohojnë Allahun.” Shumë imamë kanë argumentuar me këtë ajet se Xhehenemi ekziston tani. Gjithashtu, Profeti ﷺ ka thënë: 55 “Xheneti dhe Zjarri polemizojnë mes njëri tjetrit....”. Polemika mes tyre tregon se ata ekzistojnë tani. Në hadithin e Ibn Mes’udit thuhet: “Ne dëgjuam një zhurmë dhe thamë: “Çfarë është kjo?” Profeti i Allahut tha: “Ky ishte një gur që u rrëzua nga buza e greminës së Xhehenemit para shtatëdhjetë vjetësh, dhe tani mbërriti në tabanin e tij.” Hadithin e sjell Muslimi. Ka edhe hadithe të tjera të sakta, që tregojnë për këtë çështje. Kështu, Allahu i Lartësuar i sfidoi njerëzit që të sjellin qoftë edhe një sure si të Kur'anit dhe na njoftoi se ata kurrë nuk do të mund ta bëjnë diçka të tillë, as me një sure të gjatë e as të shkurtër, sepse çdo sure e Kur'anit është mrekulli dhe është e pamundur për gjithë botën që të sjellin një të ngjashme me të.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:23–2:24

- “Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë…” - Allahu i Madhëruar u drejtohet këtu botës së atyre kryeneçëve, që janë rebeluar kundër profetëve, në përgjithësi. Ai u drejtohet atyre që refuzuan ftesën e Profetit të fundit, duke pretenduar se ai ishte mashtrues dhe trillues, duke u thënë: “Nëse ju, o kryeneçë, kundërshtarë dhe refuzues të Profetit, jeni në mëdyshje dhe të lëkundur në lidhje me atë çka Ne i shpallëm adhuruesit tonë (Muhamedit a.s); nëse nuk jeni të qartësuar a është ajo rruga e vërtetë apo ndonj ë rrugë tjetër, atëherë ejani t’ i japim zgjidhje kësaj çështjeje njëherë e mirë. Le ta zgjidhim këtë situatë në mënyrë të qartë dhe të drejtë. Ky është Muhamedi (a.s). Ai është si ju, një njeri i thjeshtë. Nuk njihet si më oratori, dhe më i pushtetshmi mes jush. Ju e njihni shumë mirë atë, sepse ai u rrit dhe u edukua mes jush. Ju jeni të sigurt që nuk di as shkrim, as këndim (lexim). Ky njeri pretendon që libri të cilin po jua paraqet, vjen dhe i shpallet prej Allahut. Ndërsa ju e refuzoni një fakt të tillë, duke mëtuar se ai vetëm shpif dhe trillon.” - “…atëherë paraqitni ju një kapitull të ngjashëm me të (Kur’âni), madje ftojini (për ndihmë) të gjithë zotat që ju adhuroni përveç Allahut, nëse vërtet jeni të sinqertë” – Nëse vërtet jeni të sigurt në atë që thoni, sillni, pra, ju një kapitull, që t`i afrohet hijes së këtij libri. Madje, për këtë projekt, thirrni në ndihmë kë të doni e kë të mundni prej specialistëve të kësaj lëmie. Aq më tepër që ju njiheni si elita e elokuencës dhe krijimtarisë letrare. Aq më tepër që jeni ndezur zjarr nga urrejtja dhe armiqësia kundër këtij Profet. Nëse mund të krij oni një kapitull të vetëm që t’ i afrohet kësaj madhështie, atëherë pretendimi juaj qëndron. - “E në mos e paçit bërë (deri tani ), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen)” - Por nëse ju dështoni, me plot kuptimin e fjalës, – dhe kurrë s’keni për t’ ia arritur një diçkaje të tillë, se ky është thjesht një supozim, – atëherë kjo ka për të qenë një shenjë e madhe dhe e kthjellët, që tregon vërtetësinë e pretendimit të tij, që është Profet i Zotit të botëve. Kjo do të vërtetonte edhe saktësinë e shpalljes që i vjen nga Zoti. E nëse profetësia e tij vërtetohet, atëherë bëhet detyrë për ju që ta besoni atë dhe që të zbatoni programin e jetës që atij po i shpallet. Nëse ju nuk e bëni realit et projektin tuaj, - që kurrë s’ ka pë r t’ u bërë realitet, - atëherë Allahu i Madhëruar ju kujton Zjarrin, nga i cili duhet të ruheni. I Madhëruari thotë: - “…atëherë ruajuni Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët!” - Një zjarr i tillë nuk mund të ketë shembull në këtë jetë. - “Ai është përgatitur për jobesimtarët .”. – Domethënë, ai është përgatitur për mohuesit: për ata që mohuan Allahun dhe që refuzuan profetët. Atëherë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur ta mohoni atë, në momentin që ju jeni të sigurt se Muhamedi është Profeti i Allahut. Ky ajet dhe të tjerë me të njëjtin kuptim si ai, quhen ndryshe edhe si "ajetet e sfidës". Me këto ajete sfidohen të gjitha krijesat, të cilat gjithmonë do të jenë të paafta për t`i bërë ballë kësaj sfide. Ato kurrë nuk do të mund ta përballojnë sfidën e Profetit të fundit, për të krijuar ndonjë vepër tjetër si Kur’âni, apo të ngjashëm e të përafërt me të. I Madhëruari thotë në suren Isra, ajeti 88: “Thuaj (o Muhamed): “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur’ân si ky, nuk do të mund t’ia arrinin

kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri tjetrin”. ”. A ka logjikë që të pranojë se fjala e një krijese prej dheu mund t’ i përngjasojë fjalës së Sunduesit dhe Mbretëruesit Absolut ?! Ku mund ta gjejë pushtetin, forcën dhe mundësinë i varfri e i nevojshmi nga çdo këndvështrim, që të sjellë një fjalë, që të jetë si fjala e Absolutit?! Ai ( Kur’âni) është fjala e Madhështorit në çdo aspekt. Kjo pra, është jashtë logjikës dhe jashtë mundësisë njerëzore. Çdokush që e njeh sadopak artin e fjalës, njohuritë gjuhësore dhe stilistikën, nëse krahason madhështinë e këtij Kur’âni me fjalën e çdo artisti qoftë, do të zbulojë çudira. Me fjalën e Allahut të Lartësuar: “ E në qoftë se jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë...” e deri në fund, kuptojmë se për atë njeri që ka veç një lloj dyshimi a paqartësie që e pengon, ekziston shpresa e udhëzimit në rrugën e drejtë dhe e largimit nga rrugët e humbjes. Ky njeri i çoroditur, i paqartë dhe i paaftë që të dallojë të vërtetën nga e gabuara dhe e kota, nëse i sqarohet e vërteta me argumente bindëse dhe nëse është i sinqertë në zbulimin e së vërtetës, ai ka shumë shpresa që të udhëzohet dhe të gjejë rrugën e drejtë. Ndërsa kokëfortët e kryeneçët, nga ana tjetër, që e njohin të vërtetën dhe e braktisin atë, nuk mund të kthehen nga rruga e humbjes. Këta e braktisin dhe e shpërfillin të vërtetën pasi e kanë njohur mirë atë dhe pasi janë siguruar plotësisht rreth saj. Këta janë të vetëdijshëm për veprat që kryejnë dhe për vendimet që marrin, prandaj nuk ka ndonjë mundësi që të kthehen dhe të shpëtojnë nga humbja ku janë zhytur. Të njëjtën gjë themi edhe për atë që ka dyshime rreth të vërtetës dhe që nuk është i sinqertë në përpjekjet për ta zbuluar dhe për ta ndjekur këtë të vërtetë. Pra, edhe ky lloj njeriu, vështirë se mund të ketë sukses në gjetjen e rrugës së drejtë dhe në pasimin e saj. Përshkrimi i Profetit (s.a.u.s) nga Allahu i Madhëruar me cilësinë e adhuruesit, kur thotë: “alâ abdinâ”- “adhuruesit Tonë”, na jep një mësim shumë të rëndësishëm. Përmendja e kësaj cilësie, pikërisht në këtë moment madhështor të sfidës, tregon se ajo ishte cilësia më e vyer dhe më e lartë që mundi të arrinte Profeti (s.a.u.s) . Profeti (s.a.u.s.) e arriti atë gradë të lartë, të cilën nuk e kishte arritur askush nga të parët dhe as nga të fundit, pikërisht me adhurimet që ia përkushtoi Allahut të Lavdëruar. Me të njëjtën cilësi e ka përshkruar Allahu i Madhëruar Profetin (s.a.u.s.) edhe në momentin kur flet për natën e Israsë, në suren Isra, ajeti 1: “ I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë "Aksa" (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga Shenjat Tona! Vërtet, Ai Dëgjon e Sheh gjithçka. ” Po kështu e ka cilësuar edhe në momentet kur flitet për zbritjen e Shpalljes: “I Madhëruar qoftë Ai, që ia ia zbriti Dalluesin (Kur’ânin) robit të vet (Muhamedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botën! ” [Furkanë, 1]. Fjala e Allahut të Madhëruar rreth Xhehenemit: “Ai është përgatitur për jobesimtarët”, si dhe ajete të ngjashme me të, dëshmon për disa çështje: 1. Ky ajet është mbështetje e mendimit të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, të cilët besojnë se Xheneti dhe Zjarri janë të krijuar tashmë, ndryshe nga ç’mendojnë mutezilët. 2. Ky ajet tregon se muslimanët që e besojnë Allahun si Një të vetëm, edhe nëse kryejnë ndonjë gjynah të madh, nuk kanë për të qëndruar përjetësisht në Zjarr. Nëse muslimanët gjynahqarë do të qëndronin në Zjarr përjetësisht, atëherë do të ishte gabim të thuhej që: “është përgatitur për jobesimtarët”, pra, që Zjarri është përgatitur (si vendqëndrim i përhershëm) vetëm për qafirët. Ky është edhe mendimi i pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, ndryshe nga ç’mendojnë huarixhët dhe mutezilët. Ky ajet argumenton edhe faktin se ndëshkimi bëhet i meritueshëm nga shkaqe të

ndryshme. Shkak për ndëshkim mund të jetë kufri (mohimi i Zotit), por dhe të gjitha poshtërsitë e gjynahet, në larmishmërinë e tyre.

← Bekare 2:23