2. Bekare · Ajeti 249

سورة البقرة
Përkthimi Hasan Nahi
249

فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِٱلۡجُنُودِ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ مُبۡتَلِيكُم بِنَهَرٖ فَمَن شَرِبَ مِنۡهُ فَلَيۡسَ مِنِّي وَمَن لَّمۡ يَطۡعَمۡهُ فَإِنَّهُۥ مِنِّيٓ إِلَّا مَنِ ٱغۡتَرَفَ غُرۡفَةَۢ بِيَدِهِۦۚ فَشَرِبُواْ مِنۡهُ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۚ فَلَمَّا جَاوَزَهُۥ هُوَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ قَالُواْ لَا طَاقَةَ لَنَا ٱلۡيَوۡمَ بِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦۚ قَالَ ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ ٱللَّهِ كَم مِّن فِئَةٖ قَلِيلَةٍ غَلَبَتۡ فِئَةٗ كَثِيرَةَۢ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ

Felemma fesele talutu bil-xhunudi kale ‘innall-llahe mubtelikum bineherin femen sheribe minhu felejse minni we men lem jet’amhu fe’innehu minni ‘illa meni egterefe gurfeten bijedihi fesheribu minhu ‘illa kalilæn minhum felemma xhawezehu huwe wel-ledhine ‘amenu me’ahu kalu la takate lenal-jewme bixhalute we xhunudihi kalel-ledhine jedhunnune ‘ennehum mulaku Ellahi kem min fi’etin kaliletin galebet fi’eten kethireten bi’idhni Ellahi wel-lahu me’a es-sabirine

Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtrinë, u tha atyre: “Allahu do t’ju provojë me një lumë. Kush pi ujë në të, nuk është ushtari im. Ndërsa kush nuk pi ujë në të ose kënaqet vetëm me një grusht ujë, është ushtari im”[43]. Por të gjithë pinë, përveç një pakice. Pasi ai me ata (ushtarë) që ishin besimtarë kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[43] Përballë kundërshtimeve që ishin bërë në lidhje me emërimin e tij si mbret, Taluti kishte nevojë të verifikonte shkallën e besnikërisë dhe të bindjes së ushtarëve të tij. Kësisoj, prova e ujit kishte për qëllim të zbulonte pranimin nga ana e bijve të Israilit, të vullnetit të Allahut, i Cili, përmes Profetit të Vet Samuel, kishte caktuar Talutin si mbretin e tyre.