Tilke ‘ajatu Ellahi netluha ‘alejke bil-hekki we ‘inneke leminel-murseline
Këto janë argumente të All-llahut, po t'i lexojmë ty me saktësi, e s'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Disa mijëra jehudi, që të mos shkojnë në luftë me pejgamberin e tyre dhe duke u frikuar se po vdesin, ikën prej vendit të vet, ose ikën nga frika e vdekjes të një sëmundjeje, që ishte përhapur, por prej vdekjes nuk mund të iket, sepse edhe pse ikën ata i kapi vdekja. Ndoshta ka si qëllim: u dobësuan nga frika, se duhet të luftojnë, nuk u angazhuan për jetë dhe nuk punuan deri sa u varfëruan dhe e mbytën veten për së gjalli, prandaj thirren të luftojnë, të gjallërojnë dhe t’i krijojnë vetes jetë. Huaja nuk i nevojitet Allahut, por fjala është se Zoti do t’i shpërblejë shumëfish të gjitha ato vepra të mira e të sinqerta, që kryhen për hir të zbatimit të porosive të Zotit. Pas vdekjes së Musait, ndër Bijtë e Israilit pejgamber ishte Shemuni, që rridhte prej pasardhësve të Harunit. Beni Israilët kërkuan prej tij t’ju caktojë një mbret, që do t’i udhëheqë ata në luftë. Por këtu shihet dobësia e një populli, që jeton në komoditet, kur nevrikoset e përmend luftën, e kur paraqitet nevoja për luftë, ai nuk lufton. Sipas urdhrit të Zotit sundues caktohet Taluti, pasardhës i Beniaminit të Jakubit, vëlla i Jusufit. Ishte shumë i dijshëm dhe i pashëm. Arka e përmendur (tabuti) ishte simbol i pejgamberëve të Beni Israilëve prej Musait. Në te kishte diçka nga thesari i pejgam - berëve, ndoshta disa pjesë të Tevratit, shkopi i Musait dhe disa petka të Harunit. Atë arkë e kishte rrëmbyer një popull tjetër, e Zoti iu premton, se do t’ua kthejë arkën, nëse luftojnë nën komandën e Talutit. Ndalesën që ua bëri për të mos pirë ujë prej lumit, kishte si qëllim t’i sprovojë, se sa janë respektues të urdhrave para se të hyjnë në luftë. Të gjithë ata që nuk iu përmbajtën urdhrit, i largoi prej radhëve të ushtrisë si të dobët.
Tilke er-rusulu feddelna ba’dehum ‘ala ba’din minhum men kellemel-lahu we refe’a ba’dehum derexhatin we ‘atejna ‘isa ebne merjemel-bejjinati we ‘ejjednahu biruhil-kudusi we lew sha’el-lahu ma ektetelel-ledhine min ba’dihim min ba’di ma xha’et/humul-bejjinatu we lekini ehtelefu feminhum men ‘amene we minhum men kefere we lew sha’el-lahu ma ektetelu we lekinnall-llahe jef’alu ma juridu
Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte All-llahu ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon çka dëshiron.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘enfiku mimma rezeknakum min kabli ‘en je’tije jewmun la bej’un fihi we la hulletun we la shefa’atun wel-kafirune humu edh-dhalimune
O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.
Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwel-hejjul-kajjumu la te’hudhuhu sinetun we la newmun lehu ma fi es-semawati we ma fil-’erdi men dhal-ledhi jeshfa’u ‘indehu ‘illa bi’idhnihi ja’lemu ma bejne ‘ejdihim we ma halfehum we la juhitune bishej’in min ‘ilmihi ‘illa bima sha’e wesi’a kursijuhu es-semawati wel-’erde we la je’uduhu hifdhuhuma we huwel-’alijul-’adhimu
All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.
La ‘ikrahe fi ed-dini kad tebejjene er-rushdu minel-gajji femen jekfur bit-taguti we ju’umin billahi fekadi estemseke bil-’urwetil-wuthka la enfisame leha wel-lahu semi’un ‘alimun
Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
‘Elem tere ‘ilal-ledhi haxhxhe ‘ibrahime fi rabbihi ‘en ‘atahu Ellahul-mulke ‘idh kale ‘ibrahimu rabbil-ledhi juhji we jumitu kale ‘ena ‘uhji we ‘umitu kale ‘ibrahimu fe’innall-llahe je’ti bish-shemsi minel-meshriki fe’ti biha minel-megribi febuhitel-ledhi kefere wel-lahu la jehdil-kawme edh-dhalimine
A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje"! Ai tha: "Edhe unë jap jetë dhe vdekje"! Ibrahimi tha: "Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi"? Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.