2. Bekare · Ajeti 252

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
252

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۚ وَإِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Këto janë argumente të All-llahut, po t'i lexojmë ty me saktësi, e s'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Disa mijëra jehudi, që të mos shkojnë në luftë me pejgamberin e tyre dhe duke u frikuar se po vdesin, ikën prej vendit të vet, ose ikën nga frika e vdekjes të një sëmundjeje, që ishte përhapur, por prej vdekjes nuk mund të iket, sepse edhe pse ikën ata i kapi vdekja. Ndoshta ka si qëllim: u dobësuan nga frika, se duhet të luftojnë, nuk u angazhuan për jetë dhe nuk punuan deri sa u varfëruan dhe e mbytën veten për së gjalli, prandaj thirren të luftojnë, të gjallërojnë dhe t’i krijojnë vetes jetë. Huaja nuk i nevojitet Allahut, por fjala është se Zoti do t’i shpërblejë shumëfish të gjitha ato vepra të mira e të sinqerta, që kryhen për hir të zbatimit të porosive të Zotit. Pas vdekjes së Musait, ndër Bijtë e Israilit pejgamber ishte Shemuni, që rridhte prej pasardhësve të Harunit. Beni Israilët kërkuan prej tij t’ju caktojë një mbret, që do t’i udhëheqë ata në luftë. Por këtu shihet dobësia e një populli, që jeton në komoditet, kur nevrikoset e përmend luftën, e kur paraqitet nevoja për luftë, ai nuk lufton. Sipas urdhrit të Zotit sundues caktohet Taluti, pasardhës i Beniaminit të Jakubit, vëlla i Jusufit. Ishte shumë i dijshëm dhe i pashëm. Arka e përmendur (tabuti) ishte simbol i pejgamberëve të Beni Israilëve prej Musait. Në te kishte diçka nga thesari i pejgam - berëve, ndoshta disa pjesë të Tevratit, shkopi i Musait dhe disa petka të Harunit. Atë arkë e kishte rrëmbyer një popull tjetër, e Zoti iu premton, se do t’ua kthejë arkën, nëse luftojnë nën komandën e Talutit. Ndalesën që ua bëri për të mos pirë ujë prej lumit, kishte si qëllim t’i sprovojë, se sa janë respektues të urdhrave para se të hyjnë në luftë. Të gjithë ata që nuk iu përmbajtën urdhrit, i largoi prej radhëve të ushtrisë si të dobët.