‘In tubdu es-sedekati feni’imma hije we ‘in tuhfuha we tu’utuhal-fukara’e fehuwe hajrun lekum we jukeffiru ‘ankum min sejji’atikum wel-lahu bima ta’melune habirun
Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.
Lejse ‘alejke hudahum we lekinnall-llahe jehdi men jesha’u we ma tunfiku min hajrin feli’enfusikum we ma tunfikune ‘illa ebtiga’e wexhhi Ellahi we ma tunfiku min hajrin juweffe ‘ilejkum we ‘entum la tudhlemune
Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju.
Lilfukara’il-ledhine ‘uhsiru fi sebili Ellahi la jesteti’une derbæn fil-’erdi jehsebuhumul-xhahilu ‘egnija’e minet-te’affufi ta’rifuhum bisimahum la jes’elune en-nase ‘ilhafæn we ma tunfiku min hajrin fe’innall-llahe bihi ‘alimun
(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.
el-Ledhine junfikune ‘emwalehum bil-lejli we en-nehari sirræn we ‘alanijeten felehum ‘exhruhum ‘inde rabbihim we la hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune
Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasuria e dhënë sipas urdhrit të Zotit shpërblehet shumëfish, e është krahasuar me shumëfishin e kokrrës, por ai nuk është kufi, sepse Zoti atë që e do e shpërblen pa masë të caktuar. Kjo ka ndikuar që ndër muslimanët e parë gjendja ekonomike të mos jetë shumë e dalluar dhe pasuria të mos jetë shumë e grumbulluar te disa njerëz. Vetëm pasuria e dhënë sinqerisht për hir të Allahut dhe jo e përcjellë me lavdërime e ofendime, shpërblehet shumëfish. Sadakaja e dhënë në vendet e porositura dhe me qëllim të pastër është e shpërblyer pandërprerë prej Zotit dhe i përngjan kopshtit, që nuk i ndërpren kurrë frutat. Sadakaja që është dhënë sa për sy e faqe dhe jo me qëllim të sinqertë është e zhdukur, sikurse frutin e kopshtit që e shkatërron breshëri e zjarri. Shejtani i frikëson njerëzit, se nëse japin sadaka, ose zeqat do të varfërohen, do të fiken, prandaj ata që e dëgjojnë atë, edhe nëse japin, e japin atë pjesë më të pavlefshme të pasurisë së tyre. Zoti i trimëron bujarët, se do t’ua shtojë pasurinë e tyre dhe do t’i shpërblejë pa masë nëse e japin atë më të dashurën, më të dhimbshmen. Të japësh sadakanë haptas është mirë, por duhet ruajtur formalitetit, prandaj ta japësh fshehurazi sinqeriteti është më i sigurt. Nuk është obligim i Muhamedit a.s., që t’i shpierë njerëzit në rrugë të drejtë, ajo është punë e Allahut, prandaj ata që i udhëzoi Allahu nuk bëjnë koprraci dhe pasurinë e tyre e japin për ata që janë të angazhuar me punë në të mirë të rrugës së Zotit, në të mirë të Fesë Islame, e nuk kanë kohë të merren me punë për gjallërim. Besimtarët e sinqertë nuk ankohen asnjëherë për sakrificat e tyre, prandaj nuk kërkojnë as lëmoshë, edhe pse kanë nevojë për të; preokupim kryesor i tyre është rruga e Zotit, prandaj të tillëve duhet ndihmuar. Sadakaja është ajo që njeriu e jep nga vullneti i tij i mirë, e nuk është obligim, prandaj është më mirë të jepet fshehtazi, e të mos kuptohet ndonjë mendjemadhësi, ose krenari ndaj të tjerëve. E zeqati është obligim dhe si i tillë jepet publikisht për t’ua përkujtuar edhe të tjerëve, se obligimin duhet zbatuar.
el-Ledhine je’kulune er-riba la jekumune ‘illa kema jekumul-ledhi jetehabbetuhu esh-shejtanu minel-messi dhalike bi’ennehum kalu ‘innemal-bej’u mithlu er-riba we ‘ehellel-lahul-bej’a we herreme er-riba femen xha’ehu mew’idhetun min rabbihi fanteha felehu ma selefe we ‘emruhu ‘ila Ellahi we men ‘ade fe’ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
‘Innel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati we ‘ekamu es-selæte we ‘atew ez-zekæte lehum ‘exhruhum ‘inde rabbihim we la hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune
S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
Fe’in lem tef’alu fe’dhenu biherbin minel-lahi we resulihi we ‘in tubtum felekum ru’usu ‘emwalikum la tedhlimune we la tudhlemune
E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
We ‘in kane dhu ‘usretin fenedhiretun ‘ila mejseretin we ‘en teseddeku hajrun lekum ‘in kuntum ta’lemune
Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t'ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘idha tedajentum bidejnin ‘ila ‘exhelin musemmen faktubuhu we liektub bejnekum katibun bil-’adli we la je’be katibun ‘en jektube kema ‘allemehu Ellahu feljektub we liumlilil-ledhi ‘alejhil-hekku we lietteki Ellahe rebbehu we la jebhas minhu shej’æn fe’in kanel-ledhi ‘alejhil-hekku sefihæn ‘ew da’ifæn ‘ew la jesteti’u ‘en jumille huwe feljumlil welijuhu bil-’adli we estesh/hidu shehidejni min rixhalikum fe’in lem jekuna rexhulejni ferexhulun we emre’etani mimmen terdewne mine esh-shuheda’i ‘en tedille ‘ihdahuma fetudhekkire ‘ihdahumal-’uhra we la je’be esh-shuheda’u ‘idha ma du’u we la tes’emu ‘en tektubuhu segiræn ‘ew kebiræn ‘ila ‘exhelihi dhalikum ‘eksetu ‘indel-lahi we ‘ekwemu lilshshehadeti we ‘edna ‘ella tertabu ‘illa ‘en tekune tixhareten hadireten tudiruneha bejnekum felejse ‘alejkum xhunahun ‘ella tektubuha we ‘esh/hidu ‘idha tebaja’tum we la judarre katibun we la shehidun we ‘in tef’alu fe’innehu fusukun bikum we etteku Ellahe we ju’allimukumu Ellahu wel-lahu bikulli shej’in ‘alimun
O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t'i diktojë ai që pranon borxhin, le t'i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lëre mangut asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras) që e praktikoni midis jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojnie. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt juaji (ndaj dispozitave të All-llahut). Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.