2. Bekare · ajete 273–274

سورة البقرة
273

لِلۡفُقَرَآءِ ٱلَّذِينَ أُحۡصِرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا يَسۡتَطِيعُونَ ضَرۡبٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ يَحۡسَبُهُمُ ٱلۡجَاهِلُ أَغۡنِيَآءَ مِنَ ٱلتَّعَفُّفِ تَعۡرِفُهُم بِسِيمَٰهُمۡ لَا يَسۡـَٔلُونَ ٱلنَّاسَ إِلۡحَافٗاۗ وَمَا تُنفِقُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌ

Lilfukara’il-ledhine ‘uhsiru fi sebili Ellahi la jesteti’une derbæn fil-’erdi jehsebuhumul-xhahilu ‘egnija’e minet-te’affufi ta’rifuhum bisimahum la jes’elune en-nase ‘ilhafæn we ma tunfiku min hajrin fe’innall-llahe bihi ‘alimun

(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.

274

ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ سِرّٗا وَعَلَانِيَةٗ فَلَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

el-Ledhine junfikune ‘emwalehum bil-lejli we en-nehari sirræn we ‘alanijeten felehum ‘exhruhum ‘inde rabbihim we la hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune

Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasuria e dhënë sipas urdhrit të Zotit shpërblehet shumëfish, e është krahasuar me shumëfishin e kokrrës, por ai nuk është kufi, sepse Zoti atë që e do e shpërblen pa masë të caktuar. Kjo ka ndikuar që ndër muslimanët e parë gjendja ekonomike të mos jetë shumë e dalluar dhe pasuria të mos jetë shumë e grumbulluar te disa njerëz. Vetëm pasuria e dhënë sinqerisht për hir të Allahut dhe jo e përcjellë me lavdërime e ofendime, shpërblehet shumëfish. Sadakaja e dhënë në vendet e porositura dhe me qëllim të pastër është e shpërblyer pandërprerë prej Zotit dhe i përngjan kopshtit, që nuk i ndërpren kurrë frutat. Sadakaja që është dhënë sa për sy e faqe dhe jo me qëllim të sinqertë është e zhdukur, sikurse frutin e kopshtit që e shkatërron breshëri e zjarri. Shejtani i frikëson njerëzit, se nëse japin sadaka, ose zeqat do të varfërohen, do të fiken, prandaj ata që e dëgjojnë atë, edhe nëse japin, e japin atë pjesë më të pavlefshme të pasurisë së tyre. Zoti i trimëron bujarët, se do t’ua shtojë pasurinë e tyre dhe do t’i shpërblejë pa masë nëse e japin atë më të dashurën, më të dhimbshmen. Të japësh sadakanë haptas është mirë, por duhet ruajtur formalitetit, prandaj ta japësh fshehurazi sinqeriteti është më i sigurt. Nuk është obligim i Muhamedit a.s., që t’i shpierë njerëzit në rrugë të drejtë, ajo është punë e Allahut, prandaj ata që i udhëzoi Allahu nuk bëjnë koprraci dhe pasurinë e tyre e japin për ata që janë të angazhuar me punë në të mirë të rrugës së Zotit, në të mirë të Fesë Islame, e nuk kanë kohë të merren me punë për gjallërim. Besimtarët e sinqertë nuk ankohen asnjëherë për sakrificat e tyre, prandaj nuk kërkojnë as lëmoshë, edhe pse kanë nevojë për të; preokupim kryesor i tyre është rruga e Zotit, prandaj të tillëve duhet ndihmuar. Sadakaja është ajo që njeriu e jep nga vullneti i tij i mirë, e nuk është obligim, prandaj është më mirë të jepet fshehtazi, e të mos kuptohet ndonjë mendjemadhësi, ose krenari ndaj të tjerëve. E zeqati është obligim dhe si i tillë jepet publikisht për t’ua përkujtuar edhe të tjerëve, se obligimin duhet zbatuar.