2. Bekare · ajete 274–277

سورة البقرة
274

ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ سِرّٗا وَعَلَانِيَةٗ فَلَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

el-Ledhine junfikune ‘emwalehum bil-lejli we en-nehari sirræn we ‘alanijeten felehum ‘exhruhum ‘inde rabbihim we la hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune

Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasuria e dhënë sipas urdhrit të Zotit shpërblehet shumëfish, e është krahasuar me shumëfishin e kokrrës, por ai nuk është kufi, sepse Zoti atë që e do e shpërblen pa masë të caktuar. Kjo ka ndikuar që ndër muslimanët e parë gjendja ekonomike të mos jetë shumë e dalluar dhe pasuria të mos jetë shumë e grumbulluar te disa njerëz. Vetëm pasuria e dhënë sinqerisht për hir të Allahut dhe jo e përcjellë me lavdërime e ofendime, shpërblehet shumëfish. Sadakaja e dhënë në vendet e porositura dhe me qëllim të pastër është e shpërblyer pandërprerë prej Zotit dhe i përngjan kopshtit, që nuk i ndërpren kurrë frutat. Sadakaja që është dhënë sa për sy e faqe dhe jo me qëllim të sinqertë është e zhdukur, sikurse frutin e kopshtit që e shkatërron breshëri e zjarri. Shejtani i frikëson njerëzit, se nëse japin sadaka, ose zeqat do të varfërohen, do të fiken, prandaj ata që e dëgjojnë atë, edhe nëse japin, e japin atë pjesë më të pavlefshme të pasurisë së tyre. Zoti i trimëron bujarët, se do t’ua shtojë pasurinë e tyre dhe do t’i shpërblejë pa masë nëse e japin atë më të dashurën, më të dhimbshmen. Të japësh sadakanë haptas është mirë, por duhet ruajtur formalitetit, prandaj ta japësh fshehurazi sinqeriteti është më i sigurt. Nuk është obligim i Muhamedit a.s., që t’i shpierë njerëzit në rrugë të drejtë, ajo është punë e Allahut, prandaj ata që i udhëzoi Allahu nuk bëjnë koprraci dhe pasurinë e tyre e japin për ata që janë të angazhuar me punë në të mirë të rrugës së Zotit, në të mirë të Fesë Islame, e nuk kanë kohë të merren me punë për gjallërim. Besimtarët e sinqertë nuk ankohen asnjëherë për sakrificat e tyre, prandaj nuk kërkojnë as lëmoshë, edhe pse kanë nevojë për të; preokupim kryesor i tyre është rruga e Zotit, prandaj të tillëve duhet ndihmuar. Sadakaja është ajo që njeriu e jep nga vullneti i tij i mirë, e nuk është obligim, prandaj është më mirë të jepet fshehtazi, e të mos kuptohet ndonjë mendjemadhësi, ose krenari ndaj të tjerëve. E zeqati është obligim dhe si i tillë jepet publikisht për t’ua përkujtuar edhe të tjerëve, se obligimin duhet zbatuar.
275

ٱلَّذِينَ يَأۡكُلُونَ ٱلرِّبَوٰاْ لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ ٱلَّذِي يَتَخَبَّطُهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ مِنَ ٱلۡمَسِّۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّمَا ٱلۡبَيۡعُ مِثۡلُ ٱلرِّبَوٰاْۗ وَأَحَلَّ ٱللَّهُ ٱلۡبَيۡعَ وَحَرَّمَ ٱلرِّبَوٰاْۚ فَمَن جَآءَهُۥ مَوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ فَٱنتَهَىٰ فَلَهُۥ مَا سَلَفَ وَأَمۡرُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَنۡ عَادَ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

el-Ledhine je’kulune er-riba la jekumune ‘illa kema jekumul-ledhi jetehabbetuhu esh-shejtanu minel-messi dhalike bi’ennehum kalu ‘innemal-bej’u mithlu er-riba we ‘ehellel-lahul-bej’a we herreme er-riba femen xha’ehu mew’idhetun min rabbihi fanteha felehu ma selefe we ‘emruhu ‘ila Ellahi we men ‘ade fe’ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune

Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.

276

يَمۡحَقُ ٱللَّهُ ٱلرِّبَوٰاْ وَيُرۡبِي ٱلصَّدَقَٰتِۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ كَفَّارٍ أَثِيمٍ

Jemheku Ellahu er-riba we jurbi es-sedekati wel-lahu la juhibbu kulle keffarin ‘ethimin

All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.

277

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ لَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

‘Innel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati we ‘ekamu es-selæte we ‘atew ez-zekæte lehum ‘exhruhum ‘inde rabbihim we la hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune

S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.