2. Bekare · Ajeti 27

سورة البقرة
Përkthimi Hasan Nahi
27

ٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهۡدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقۡطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

të cilët shkelin besën e Allahut, pasi e patën dhënë, ndërpresin atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur[16] dhe bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë njëmend të shkatërruar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[16] “ndërpresin atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur” - Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar të mbajmë lidhjet me Të, duke besuar tek Ai dhe duke e adhuruar Atë; të mbajmë lidhjet me Profetin e Tij, duke e besuar atë, duke e dashur dhe duke ndjekur shembullin e tij; pastaj të mbajmë lidhjet me prindërit, të afërmit, shokët dhe njerëzit e tjerë dhe duke zbatuar detyrimet që kemi kundrejt atyre.