2. Bekare · ajete 283–284

سورة البقرة
283

۞ وَإِن كُنتُمۡ عَلَىٰ سَفَرٖ وَلَمۡ تَجِدُواْ كَاتِبٗا فَرِهَٰنٞ مَّقۡبُوضَةٞۖ فَإِنۡ أَمِنَ بَعۡضُكُم بَعۡضٗا فَلۡيُؤَدِّ ٱلَّذِي ٱؤۡتُمِنَ أَمَٰنَتَهُۥ وَلۡيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥۗ وَلَا تَكۡتُمُواْ ٱلشَّهَٰدَةَۚ وَمَن يَكۡتُمۡهَا فَإِنَّهُۥٓ ءَاثِمٞ قَلۡبُهُۥۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ

We ‘in kuntum ‘ala seferin we lem txhidu katibæn ferihanun mekbudetun fe’in ‘emine ba’dukum ba’dæn felju’ueddil-ledhi e’utumine ‘emanetehu we lietteki Ellahe rebbehu we la tektumu esh-shehadete we men jektumha fe’innehu ‘athimun kalbuhu wel-lahu bima ta’melune ‘alimun

E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Allahu urdhëroi për dhënien e pasurisë në rrugën e mirë të Tij, Ai veçoi lëmoshën, sadakanë dhe shpërblimin për të, duke shpjeguar se ajo është bujari, krenari
284

لِّلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَإِن تُبۡدُواْ مَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ أَوۡ تُخۡفُوهُ يُحَاسِبۡكُم بِهِ ٱللَّهُۖ فَيَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ

Lillahi ma fi es-semawati we ma fil-’erdi we ‘in tubdu ma fi ‘enfusikum ‘ew tuhfuhu juhasibkum bihi Ellahu fejegfiru limen jesha’u we ju’adhdhibu men jesha’u wel-lahu ‘ala kulli shej’in kadirun

Vetëm të All-llahut janë gjithëçka ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.