۞ وَإِن كُنتُمۡ عَلَىٰ سَفَرٖ وَلَمۡ تَجِدُواْ كَاتِبٗا فَرِهَٰنٞ مَّقۡبُوضَةٞۖ فَإِنۡ أَمِنَ بَعۡضُكُم بَعۡضٗا فَلۡيُؤَدِّ ٱلَّذِي ٱؤۡتُمِنَ أَمَٰنَتَهُۥ وَلۡيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥۗ وَلَا تَكۡتُمُواْ ٱلشَّهَٰدَةَۚ وَمَن يَكۡتُمۡهَا فَإِنَّهُۥٓ ءَاثِمٞ قَلۡبُهُۥۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ
E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Allahu urdhëroi për dhënien e pasurisë në rrugën e mirë të Tij, Ai veçoi lëmoshën, sadakanë dhe shpërblimin për të, duke shpjeguar se ajo është bujari, krenari