2. Bekare · Ajeti 286

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
286

لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ لَهَا مَا كَسَبَتۡ وَعَلَيۡهَا مَا ٱكۡتَسَبَتۡۗ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذۡنَآ إِن نَّسِينَآ أَوۡ أَخۡطَأۡنَاۚ رَبَّنَا وَلَا تَحۡمِلۡ عَلَيۡنَآ إِصۡرٗا كَمَا حَمَلۡتَهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِنَاۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلۡنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِۦۖ وَٱعۡفُ عَنَّا وَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَآۚ أَنتَ مَوۡلَىٰنَا فَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ

All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar"!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur u shpall ajeti sipas të cilit kuptohet, se edhe për idetë e qëllimet që qarkullojnë në shpirtrat dhe në zemrat tona, do të duhej të japim llogari para Zotit, sahabët, shokët e Pejgamberit a.s. u ngushtuan dhe shkuan e i thanë Pejgamberit, se është e pamundur të gjejmë shpëtim, derisa do të përgjigjemi edhe për përsiatje e mendime, për atë që vetëm na shkoi në mendje. Pejgamberi iu tha: mos bëni si bënë Ithtarët e Librit para jush, kur thanë: dëgjuam, kundërshtuam, por ju thoni: dëgjuam dhe u bindëm! Pas respektit që shprehën sahabët, ashtu si ju tha Pejgamberi, u shpall ajeti: Allahu nuk obligon askënd