وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا لَّا تَجۡزِي نَفۡسٌ عَن نَّفۡسٖ شَيۡـٔٗا وَلَا يُقۡبَلُ مِنۡهَا شَفَٰعَةٞ وَلَا يُؤۡخَذُ مِنۡهَا عَدۡلٞ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ
Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t'i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“Israil” është emër i pejgamberit të Zotit, emër i Jakubit, birit të Is-hakut, birit të Ibrahimit a.s. dhe sa herë që përmenden në Kuran Beni Israil (bijtë e israilit) ka si qëllim pasardhësit e Jakubit. Emri lsrail për Jakubin është thënë qartas në suren “Ali Imran”. Beni Israilët thirren që ta besojnë Kuranin, i cili vërteton për Tevratin, që për interesat e tyre të mos bëjnë ndryshime në librin e tyre, të mos e fshehin të vërtetën për Muha - medin a.s. Mirëpo Beni-Israilët, të cilët në kohën e Muhamedit a.s. e quanin veten “jehudi”, e posaçërisht rabinët (prijësit fetarë) e tyre, përveç se nuk pranuan mësimet e Kuranit, ata aty ku flitej për virtytet e Muhamedit a.s., bënë ndryshime në librin e tyre, që të mos e humbasin pozitën. Disa prijës fetarë jehudi të afërmve të tyre, të cilët kishin pranuar fenë islame u thonin: vazhdoni të jeni në fenë islame se është e vërtetë prej Zotit, e vetë nuk e pranonin.