2. Bekare · Ajeti 8 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:6–2:20
Ata të cilët mohuan argumentet e Zotit dhe mohuan Muhammedin si pejgamber, ata janë mohues të hapët, ata nuk do të besojnë, andaj i thuhet Muhammedit që të mos brengoset për ta, sepse në zemrat e tyre nuk depërton drita e besimit, veshët dhe sytë e tyre nuk e dëgjojnë dhe nuk e shohin të vërtetën, thuajse i kanë të mbuluar me plaf.
Fjala "kufr" d.m.th.: mbulim i së mirës, përbuzës i nimetit, refuzues i së vërtetës, pra, ai që nuk e beson Kur'anin as Muhammedin. Vetëm këto dy ajete përshkruajnë veset e atyre që nuk besojnë, ngase ata ishin të hapët dhe rreziku prej tyre nuk mund t'i befasojë myslimanët.
Në trembëdhjetë ajetet vijuese, bëhet fjalë për hipokritët, rreziku i të cilëve është edhe më i madh, sepse shprehen haptazi si myslimanë, e në të vërtetë nuk besojnë dhe përpiqen t'i mashtrojnë myslimanët, por ata nuk mund të mashtrojnë tjetër, pos vetëvetën.
Hipokritët ishin të sëmurë në shpirt, ishin të dyshimtë në besimin e tyre, andaj shkaktojshin çrregullime ndërmjet njerëzve, sepse bënin intriga dhe vepra të këqia, por nuk donin t'i pranonin.
E kur u thuhej atyre bëhuni të sinqertë në besim sikur që ishin shokët e Pejgamberit, ata merrnin si shembull disa shokë të Pejgamberit, si: Bilalin, Suhajbin, Ammarin, të cilët kishin qenë robër më parë dhe nuk gëzonin ndonjë autoritet në mesin e pabesimtarëve, e i quanin edhe të marrë. Hipokritët me tjetër fytyrë bisedonin kur gjendeshin ndër besimtarë, i e kur ktheheshin te ata paria e tyre kriminele, që Kur'ani i quan shejtan, ndërronin fytyrën dhe u thonin se jemi tallur i me myslimanët, e derisa ata do ta kenë dënimin më të rëndë, Allahu nuk ngutet, i lë ta shtojnë krimin ashtuqë ai dënim të jetë sipas meritës së tyre. Kuptohet se ajo punë e tyre është e dështuar derisa ikin prej dritës e shkojnë në errësirë. Shembulli i hipokritëve, të cilët e përqafuan të shtrembtën duke e mohuar të drejtën, është si ai që ndez një zjarr i për t'i bërë dritë, e kur i fiket drita ata mbeten në errësirë si me qenë të shurdhër, memecë e të verbër. Edhe ata njëherë besuan, e panë dritën e besimit, por pasiqë u larguan prej besimit, mbetën në errësirë.
Ose shembulli i tyre është si ndonjë furtunë e madhe me shi, bubullimë dhe vetëtimë dhe, prej errësirës nuk mund të ecin, e kur veton u ndriçohet rruga dhe bëjnë disa hapa, por i frikësohen vdekjes nga rrufeja, andaj i mbyllin veshët me maje të gishtave. Atyre herë pas here u ndriçohet rruga e besimit, sikur shiu që ngjallë tokën ashtu besimi ua ngjallë zemrat, por për një kohë të shkurtër, sepse ata përsëri mbesin në errësirë, e megjithatë, ata as nuk mund t'i i shpëtojnë vdekjes, as t'i shmangen dënimit, pse Allahu ka fuqi të plotë për çdo gjë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:8–2:10
“En-nifaku” është fshehja e ligësisë duke shfaqur mirësinë. 44 Ai është dy llojesh: 1. Nifak itikadij , domethënë, hipokrizi që shfaqet në besim, dhe kjo lloj hipokrizie sjell dënimin në zjarr përgjithmonë. 2. Nifak amelij, pra, hipokrizi e shfaqur në punë e veprime. Kjo konsiderohet si një gjynahet më të mëdha. Përshkrimi hipokritëve është bërë në suret e Medinës, sepse në Mekë nuk ekzistonte ky lloj nifaku, madje ekzistonte e kundërta e tij. Shumë njerëz shfaqeshin si jobesimtarë dhe e fshihnin besimin në zemër nga frika e persekutimit dhe përndjekjes. Kur Profeti emigroi në Medinë, atje e prisnin dhe e strehuan ensarët prej fisit Eus dhe Hazrexh , të cilët në të shkuarën ishin idhujtarë, që adhuronin idhujt si gjithë fiset arabe. Por në Medinë jetonin edhe 3 fise jehudësh, që ndiqnin rrugën e të parëve të tyre. Ato tre fise ishin: Benu Kajnuka, të cilët ishin aleatë të fisit Hazrexh, Benu Nadir dhe Benu Kurejdha, që ishin aleatë të fisit Eus. Kur Profeti ﷺ mbërriti në Medinë, shumë prej fiseve Eus dhe Hazrexh pranuan Islamin, ndërsa nga fiset jehude, ishin të pakët ata që pranuan Islamin, si Abdullah Ibn Selami, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! Deri në këtë kohë, ende nuk ishte shfaqur nifaku, sepse muslimanët ende nuk kishin ndonjë forcë e famë të dukshme, që të tjerët t’ua kishin frikën. Madje, Profeti ﷺ bëri marrëveshje paqeje me jehudët dhe fiset që jetonin rreth e rrotull Medinës. Por kur ndodhi lufta e madhe e Bedrit, Allahu e lartësoi fjalën e Tij dhe i krenoi Islamin dhe pasuesit e tij. Kjo ishte koha kur nifaku filloi të shfaqet dhe të përhapet. Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli ishte një nga banorët e Medinës dhe ishte nga fisi Hazrexh. Ai respektohej nga të dy fiset e Medinës në kohën para Islamit, madje ata po mendonin që ta kurorëzonin e zgjidhnin si mbret të dy fiseve të mëdha të Medinës. Por me të ardhur mirësia në Medinë, ata pranuan Islamin dhe hoqën dorë nga ky njeri. Kjo shkaktoi në zemrën e tij një urrejtje të madhe për Islamin dhe pasuesit e tij. Por kur ndodhi lufta e Bedrit, ai tha: “Me sa duket, kjo fe po zë vend dhe po përhapet tashmë.” Prandaj u shtir sikur u bë musliman. Po me të njëjtën mendësi pranuan Islamin edhe shumë të tjerë që e pasonin atë dhe i rrinin pas. Kështu vepruan edhe shumë jehudë. Në mënyrë të tillë u përhap hipokrizia mes banorëve të Medinës dhe nomadëve rreth saj. Ndërsa mes muhaxhirëve kjo gjë nuk ekzistonte. Askush prej tyre nuk u detyrua që të emigronte në Medinë, por emigroi me dëshirën e vet, madje duke lënë pasurinë, fëmijët, familjen dhe tokën e vet dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut në ahiret. Kështu, munafikët ishin prej dy fiseve, Eus dhe Hazrexh, dhe nga mesi i jehudëve. Prandaj Allahu i Lartësuar i përshkroi cilësitë e munafikëve, në mënyrë që besimtarët të mos mashtroheshin prej tyre, dhe rrjedhimisht të përhapej një shkatërrim i madh, duke besuar se ata ishin besimtarë. Për këtë arsye, është e ndaluar që të mendosh mirë për keqbërësit e t’i trajtosh si njerëz të mirë. Ata duhet të gjykohen dhe të trajtohen sipas imanit të tyre. Allahu i Lartësuar thotë: - Ka nga njerëzit që thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit”, por (në të vërtetë) ata nuk janë besimtarë. - Ndërsa në suren Munafikunë thuhet: “Kur vijnë tek ti munafikët, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!”. Por këto janë thjesht fjalë që i thoshnin me gojët e tyre dhe vetëm kur përballeshin me ty, sepse Allahu në vijim i përgënjeshtron dhe thotë: Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se munafikët janë gënjeshtarë.” Edhe në këtë sure thotë: “...por (në të vërtetë) ata nuk janë besimtarë.” - Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por, në fakt, ata mashtrojnë veçse vetveten, dhe këtë nuk e ndiejnë. - Me injorancën e tyre, mendojnë
se duke shfaqur besimin dhe duke u shtirur se janë besimtarë, ata do t’ia hedhin dhe do të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët. Ata mendojnë se kjo hile do t’u vlejë edhe tek Zoti dhe se ata mund t’ia dalin mbanë e t’ia fshehin Atij realitetin, ashtu siç mund t’ia fshehin besimtarëve. I Lartësuari thotë: “Ditën kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikurse ju betohen juve, duke pandehur se kështu do të arrijnë diçka. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë.” [Muxhadele 18]. Allahu i shpërbleu sipas besimit të tyre të prishur dhe të keq: “...por, në fakt, ata mashtrojnë veçse vetveten, dhe këtë nuk e ndiejnë.” Domethënë, edhe pse mendojnë se po mashtrojnë besimtarët në jetën e kësaj dynjaje, ata në fakt po mashtrojnë dhe shkatërrojnë veteveten. Me hipokrizinë e vet, munafiku mendon se po i mundëson vetes qetësinë, lumturinë dhe plotësimin e dëshirave dhe planeve të saj, por në fakt, pa e ndier dhe kuptuar aspak, ai e çon veten drejt dhimbjes, po i jep të pijë kupën e ndëshkimit dhe po e shpie ngadalë drejt zemërimit të Allahut dhe ndëshkimit të Tij të dhembshëm. Duke menduar se po përpiqet për të mirën e vetes, në fakt po e fut atë në një bela, së cilës nuk ka për t’i bërë ballë. Prandaj i Lartësuari thotë: “...por, në fakt, ata mashtrojnë veçse vetveten, dhe këtë nuk e ndiejnë.” - Në zemrat e tyre ka sëmundje, dhe Allahu ua ka shtuar sëmundjen e tyre. - Sëmundja për të cilën aludohet këtu thuhet se është sëmundja e dyshimeve e pasigurisë, siç thuhet edhe se është sëmundja e syfaqësisë, ose ajo e mohimit të Zotit, poshtërsive dhe shfrenimit. Në fakt, mendimi më i saktë është se këtu përfshihen të gjitha. Në zemrat e munafikëve ndodhet sëmundjet e dyshimeve, pasigurisë dhe e mëdyshjeve, e syfaqësisë, e shtirjes, e mohimit të Zotit, poshtërsive dhe shfrenimit. Ata kanë sëmundjen e dyshimeve, sepse ata kanë dyshime dhe janë të pasigurt për fenë dhe Zotin, si dhe shpalljen që Ai solli përmes Muhamedit. Ata kanë sëmundjen e syfaqësisë, sepse shfaqin imanin nga ana e jashtme, por në realitet fshehin mohimin. Ata kanë edhe sëmundjen e mosbesimit, sepse ata e mohojnë atë që iu shpall Muhamedit, dhe mohimi është poshtërsi e shfrenim: “..dhe Allahu ua ka shtuar sëmundjen e tyre.” Pra, Allahu ua shton edhe më shumë dyshimet e pasigurinë, syfaqësinë dhe mohimin e shfrenimin e tyre. Ky është rregulli i Zotit: “Shpërblimi jepet sipas llojit të punës”. Kjo i ngjan fjalës së Allahut kur thotë: “Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues.” [Teube 125, 126]. Allahu ua shton sëmundjen në zemrat e tyre. - Ata do të kenë një ndëshkim të dhembshëm, për shkak të mohimit të tyre. - Pra, për shkak se ata duan të mashtrojnë Allahun e besimtarët, duke u shtirur. Ata thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit”, por në të vërtetë ata nuk besojnë. Allahu ia tregoi Profetit një grup munafikësh, por shumë të tjerë nuk ia tregoi dhe ai nuk i dinte ata. Prandaj Allahu i Lartësuar ka thënë: “Rreth jush ka beduinë që janë hipokritë. Edhe prej banorëve të Medinës ka nga ata që janë kryeneçë në dyfytyrësinë e tyre. Ti nuk i njeh ata, por Ne i dimë mirë.” [Teube 101]. Dikush mund të pyesë: “Përse Profeti ﷺ nuk i vrau atë pjesë të munafikëve, për të cilët e dinte se ishin munafikë?” Përgjigjja për këtë vjen në dy Sahihët, ku Profeti i tha Umer Ibnul Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): 48. “...Nuk dua që njerëzit të flasin e të thonë se Muhamedi po vret shokët e vet.” Kështu, duke mos ditur se ata ishin munafikë, ky veprim do të sillte keqkuptime në mendjen e njerëzve dhe, si rrjedhojë, do t’i bënin bisht Islamit. Ata do të mendonin se, Profeti i vrau, edhe pse ishin besimtarë. Madje, do të thoshin se: Muhamedi vret edhe shokët e vet, që e kanë besuar. Imam Maliku ka
thënë se, Profeti nuk i vrau ata, për t’i treguar umetit të tij se gjykatësi - ose udhëheqësi - nuk lejohet të gjykojë dhe të japë pretencën duke u bazuar thjesht e vetëm në dijen dhe opinionin e vet.45 Ndërsa imam Shafiu ka thënë: “Ajo që e ndaloi Profetin nga vrasja e munafikëve ishte fakti se ata shfaqnin besimin, dhe kjo është e mjaftueshme që ai të mos i ekzekutonte. Këtë e mbështet edhe fjala e tij në hadith 49: “Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Nëse e thonë,46 i kanë të ruajtura gjakun e pasurinë e tyre....”. Kjo ishte për ata që Profeti ﷺ u njoftua se ishin munafikë. Ndërsa për sa u përket munafikëve që Allahu nuk ia tregoi Profetit të Tij, në Kur'an thuhet: “Sigurisht, nëse hipokritët, ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër. Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të vriten (pa mëshirë). Ky qe Ligji i Allahut edhe ndër popujt e hershëm. Ligjin e Allahut askush nuk mund ta ndryshojë.” [Ahzab 60]. K y është argument se Profeti nuk i njohu ata, por atij thjesht iu përmendën cilësitë e tyre dhe ai i dallonte ato cilësi tek disa prej tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Po të donim, Ne do të mundësonim t'i shihje ata (hipokritë), dhe pastaj, me siguri, do t’i njihje nga shenjat e tyre. Ti do t’i njohësh ata përmes fjalëve të tyre. Allahu i di mirë veprat tuaja.” [Muhamed 30].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:8–2:10
Mësoje se hipokrizia ( nifâķ) është: Të shfaqurit e mirësisë, duke fshehur përbrenda të keqen. Në këtë përkufizim hyjnë dy lloje të hipokrizisë: ajo e cila shfaqet në veprime e sjellje dhe ajo që shfaqet në besim. Si shembull të llojit të parë mund të përmendim ato veprime e sjellje që i ka përshkruar Profeti (s.a.u.s.) në hadithin e tij, kur thotë: “Shenjat treguese të hipokritit janë: Kur flet, gënjen, kur premton, e thyen premtimin, dhe kur i besohet diçka, të tradhton.”. Në një transmetim tjetër përmendet edhe kjo shenjë: “Kur polemizon, i tejkalon kufijtë (ose nuk përmbahet).” Ndërsa hipokrizia që shfaqet dhe lë gjurmë në besim, është ajo që e nxjerr njeriun nga Islami dhe është treguese e kufrit të tij. Pra, ai që e ka këtë lloj hipokrizie është kâfir (femohues, qafir), jashtë Islamit. Pikërisht për këtë lloj nifak-u flitet në ajetet e mësipërme. Në fakt, kjo lloj hipokrizie nuk ka ekzistuar dhe nuk është shfaqur para hixhretit (emigrimit të besimtarëve mekas) për në Medinë. Madje edhe pas hixhretit nuk pati shenja të tij, derisa ndodhi ngjarja e madhe e luftës së Bedrit, ku Allahu i Lartësuar, me fitoren që u dhuroi besimtarëve, tregoi fuqishëm krenarinë e tyre dhe ngriti lart famën e tyre.
Në këtë moment, munafikët që jetonin në Medinë provuan poshtërimin dhe turpin. Shumë prej këtyre të poshtëruarve, për të ruajtur jetën, privilegjet dhe pasuritë e tyre, u shtirën sikur ishin në krahun e besimtarëve, ndërkohë që në zemrat e tyre fshihej mosbesimi dhe urrejtja. Por Allahu i Madhëruar, për të shprehur butësinë dhe mëshirën e Tij ndaj besimtarëve, e përshkruan me hollësi gjendjen shpirtërore të hipokritëve, si edhe cilësitë dalluese të tyre, në mënyrë që asnjë besimtar të mos mashtrohej nga ata. Ai i shfaqi cilësitë e tyre edhe për një arsye tjetër: që ata të frenoheshin dhe të largoheshin nga shumë vepra të pista dhe të poshtra, që i bënin haptazi dhe në mënyrë të paturpshme. Allahu i Madhëruar thotë në suren Teube, ajeti 64: “ Hipokritët tremben se mos zbret ndonjë sure që u nxjerr në shesh atë që kanë në zemër .....”. Allahu i Madhëruar i përshkruan ata, duke nxjerrë në pah esencën e hipokrizisë së tyre, kur thotë: - “Ka nga njerëzit që thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit”, por (në të vërtetë) ata nuk janë besimtarë. ” - Ata shprehin me fjalë diçka që nuk ekziston në zemrat e tyre, por Allahu i Madhëruar e përgënjeshtron këtë pretendim kur thotë: “…ata nuk janë besimtarë.”. Që të meritosh emrin ‘besimtar’ duhet ai besim, për të cilin zemra dhe gj uha janë në përputhje të plotë. Ky pretendim bosh nga ata nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje e kotë për të mashtruar Allahun e Madhëruar dhe besimtarët që e adhurojnë Atë. - “Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë …” – Mashtrimi është vepra e hipokritit, i cili shfaq diçka dhe fsheh diçka tjetër, për të mashtruar dhe për të arritur qëllimet e tij kundrejt të mashtruarit. E tillë është sjellja e munafikëve kundrejt Allahut të Lartësuar dhe adhuruesve të Tij besimtarë. Por, ky mashtrim dhe kjo hipokrizi kthehet kundër tyre: - “…por, në fakt, ata mashtrojnë veçse vetveten, dhe këtë nuk e ndiejnë…” – Vërtet, kjo është e çuditshme, se pse mashtruesit, në përgjithësi, ose kanë sukses me mashtrimet e tyre, duke e arritur atë që synojnë, ose dal in as të humbur e as të fituar. Por kjo nuk ndodh me ata që përpiqen të mashtojnë Allahun dhe besimtarët. Dëmet e mashtrimit dhe të hipokrizisë, në këtë rast, rëndojnë dhe godasin pikërisht vepruesit e tyre. Ata nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse thurin kurthe dhe mashtrime për të dëmtuar vetveten, se pse Allahu i Madhëruar kurrë nuk mund të dëmtohet nga kurthet dhe mashtrimet e tyre. Edhe ndaj adhuruesve të Tij besimtarë, kurthet e tyre mashtruese nuk kanë asnjë lloj ndikimi a dëmi. Fakti që hipokritët shfaqin besimin, nuk i dëmton dhe nuk i mashtron aspak besimtarët. Edhe pse me këtë hile ata mund të ruajnë të paprekur pasuritë e tyre dhe të shpëtojnë kokën, ata kurrsesi nuk mund t'i shpëtojnë poshtërimit që përjetojnë në shpirtin e tyre, nuk mund t'i shpëtojnë dëshpërimit dhe përuljes, që vijnë si pasojë e krenarisë, forcës dhe suksesit që përjetojnë besimtarët në mënyrë të vazhdueshme. Pastaj, në jetën tjetër, për ta është rezervuar një ndëshkim i ashpër, i dhembshëm dhe befasues, si pasojë e mohimit dhe e poshtërsisë së tyre. Megjithatë, për shkak të injorancës dhe mendjelehtësisë që kanë, ata nuk e ndiejnë këtë kërcënim. - “Në zemrat e tyre ka sëmundje, dhe Allahu ua shton sëmundjen e tyre.” Sëmundja për të cilën flitet në këtë ajet është pikërisht sëmun dja e dyshimit dhe hipokrizisë. Dije se zemra është e predispozuar të goditet nga dy lloje sëmundjesh, të cilat e nxjerrin atë nga natyra e vet dhe nga pastërtia e natyrshmërisë: 1. sëmundja e dyshimeve të kota, që të çojnë teposhtë, në humbje; 2. sëmundja e epsheve, dëshirave dhe pasioneve të shfrenuara. Mohimi i Zotit, mosbesimi, hipokrizia, dyshimet dhe sajesat në fe, të gjitha janë simptoma të sëmundjes së dyshimeve të
kota. Ndërsa imoraliteti, dëshirat dhe tendencat drejt shfrenimit, animi nga gjynahet dhe veprimi i tyre janë simptoma të sëmundjes së epsheve dhe pasioneve të shfrenuara. Allahu i Lartësuar, kur këshillon gratë e Profetit (s.a.u.s.) që të jenë të ruajtura dhe të kujdesshme në shfaqjen apo fjalët e tyre, thotë më pas: “…që të mos joshet ai që ka sëmundje në zemrën e tij.” [Ahzabë, 32]. Këtu, pra, është fjala për sëmundjen e epsheve të shfrenuara dhe imoralitetit. Kushdo që Allahu i Madhëruar e ruan nga këto dy sëmundje, përfiton, së pari, siguri të plotë dhe besim të patundur, dhe, së dyti, durim kundrejt çdo poshtërsie dhe gjynahu. Këto dy cilësi e ruajnë zemrën të shëndetshme dhe të paprekur. Thënia e Allahut të Madhëruar rreth munafikëve: “…Në zemrat e tyre ka sëmundje, dhe Allahu ua shton sëmundjen e tyre”, na jep të kuptojmë një urtësi të madhe të Tij në lidhje me përcaktimin e veprave të këqija që bëjnë gjynahqarët. Duhet të kuptohet se këto gjynahe që ata bëjnë janë të përcaktuara nga Zoti i Madhëruar, si pasojë e gjynaheve paraardhëse që ata kanë bërë. Pra, këdo që merr guximin të kalojë kufijtë, Allahu i Lartësuar e sprovon me gjynahe të tjera të mëtejshme, të cilat meritojnë ndëshkimin e Tij, sikurse thuhet në suren Enam, ajetet 110 ,111: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën) .” Ndërsa në su ren Saf, ajeti 5, Ai thotë: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë." Në suren Teube, ajetet 75 -78, Allahu i madhëruar thotë: “Ka nga ata, që i janë zotuar Allahut, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, sigurisht që do të japim sadaka dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë.” Por kur Ai u dha nga mirësitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën. Prandaj, Ai ua ka hedhur hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në Ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin e dhënë Allahut dhe sepse vazhdimisht gënjenin. Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di sekretet e tyre dhe çdo bisedë të fshehtë dhe se Allahu është Ai që i di të gjitha të fshehtat? ” Më tej, po në suren Teube, ajetet 124 -126, thuhet: “ Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues. Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë? E, megjithatë, ata as nuk pendohen, as nuk reflektojnë. ” Kështu pra, ndëshkimi i poshtërsisë është, ndër të tjera, poshtërsia tjetër që vjen pas saj, ashtu sikundër edhe prej shpërblimit të së mirës, ndër të tjera, është e mira tjetër që vjen pas saj. I Madhëruari thotë: "…dhe atyre që u udhëzuan, Allahu ua shton udhëzimin". [Merjem 76]. Ndërsa për ndëshkimin që i pret ata në jetën tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata do të kenë një ndëshkim të dhembshëm, për shkak të mohimit të tyre.”