We lekad xha’ekum musa bil-bejjinati thumme ettehadhtumul-’ixhle min ba’dihi we ‘entum dhalimune
Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe në Tevrat gjendeshin rregullat dhe dispozitat obliguese, sipas të cilave Bijtë e Israilit ishin të obliguar të veprojnë, të adhurojnë Zotin një, të respektojnë prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit dhe të luten e të japin zeqat. Namazi i tyre nuk ishte si i muslimanëve, as në trajtë, as në numër e ashtu edhe zeqati. Në Medine ka qenë fisi jehudi “Beni Kurejdha”, që ishin bashkuar me fisin arab “Evs”, dhe fisi tjetër jehudi “Benu Nadir”, që ishte bashkuar me fisin arab “Hazrexh”. Kur shpërthente ndërmjet tyre lufta, jehuditë luftonin me aleatin e vet arab, kundër palës tjetër jehudi dhe arab, dhe ashtu vrisnin njëri-tjetrin dhe i dëbonin prej shtëpive. Sipas Tevratit jehuditë e kishin të ndaluar këtë. Kur pushonte lufta punonin sipas Tevratit, sepse jehuditë e zënë robër i kompensonin me pasuri dhe i lironin, prandaj një pjesë të Tevratit e respektonin, kurse pjesën tjetër jo. Ashtu siç ishte Musai i dërguar te Beni Israilët, ashtu ishte i dërguar edhe Isai me Inxhil, por ata nuk respektuan asnjë pejgamber, që iu erdhi me shpallje, që nuk u pëlqenin atyre. Xhibrili është një engjëll, që iu solli të gjithë pejgamberëve shpalljen prej Zotit, ashtu edhe Isait. Para se të vinte Muhamedi a.s. pejgamber dhe para se t’i vinte shpallja, jehuditë iu kundërviheshin idhujtarëve arabë duke thënë, se Zoti do ta dërgojë një pejgamber dhe shpallje, që do t’i ndihmojë ata kundër politeistëve arabë. Kur zbriti Kurani ata nuk e pranuan, por thonin se zemrat e tyre disi nuk e kuptonin, nuk e pranuan as Muhamedin, edhe pse sipas mësimeve të
We ‘idh ‘ehadhna mithakakum we refa’na fewkakumut-ture hudhu ma ‘atejnakum bikuwetin we esma’u kalu semi’na we ‘asejna we ‘ushribu fi kulubihimul-’ixhle bikufrihim kul bi’sema je’murukum bihi ‘imanukum ‘in kuntum mu’uminine
(Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq".
Kul ‘in kanet lekumu ed-darul-’ahiretu ‘indel-lahi haliseten min duni en-nasi fetemennewl-mewte ‘in kuntum sadikine
Thuaj: "Nëse bota tjetër (xhenneti) tek All-llahu është vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë)".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.