2. Bekare · Ajeti 92

سورة البقرة
Përkthimi Sherif Ahmeti
92

۞ وَلَقَدۡ جَآءَكُم مُّوسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ ثُمَّ ٱتَّخَذۡتُمُ ٱلۡعِجۡلَ مِنۢ بَعۡدِهِۦ وَأَنتُمۡ ظَٰلِمُونَ

Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe në Tevrat gjendeshin rregullat dhe dispozitat obliguese, sipas të cilave Bijtë e Israilit ishin të obliguar të veprojnë, të adhurojnë Zotin një, të respektojnë prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit dhe të luten e të japin zeqat. Namazi i tyre nuk ishte si i muslimanëve, as në trajtë, as në numër e ashtu edhe zeqati. Në Medine ka qenë fisi jehudi “Beni Kurejdha”, që ishin bashkuar me fisin arab “Evs”, dhe fisi tjetër jehudi “Benu Nadir”, që ishte bashkuar me fisin arab “Hazrexh”. Kur shpërthente ndërmjet tyre lufta, jehuditë luftonin me aleatin e vet arab, kundër palës tjetër jehudi dhe arab, dhe ashtu vrisnin njëri-tjetrin dhe i dëbonin prej shtëpive. Sipas Tevratit jehuditë e kishin të ndaluar këtë. Kur pushonte lufta punonin sipas Tevratit, sepse jehuditë e zënë robër i kompensonin me pasuri dhe i lironin, prandaj një pjesë të Tevratit e respektonin, kurse pjesën tjetër jo. Ashtu siç ishte Musai i dërguar te Beni Israilët, ashtu ishte i dërguar edhe Isai me Inxhil, por ata nuk respektuan asnjë pejgamber, që iu erdhi me shpallje, që nuk u pëlqenin atyre. Xhibrili është një engjëll, që iu solli të gjithë pejgamberëve shpalljen prej Zotit, ashtu edhe Isait. Para se të vinte Muhamedi a.s. pejgamber dhe para se t’i vinte shpallja, jehuditë iu kundërviheshin idhujtarëve arabë duke thënë, se Zoti do ta dërgojë një pejgamber dhe shpallje, që do t’i ndihmojë ata kundër politeistëve arabë. Kur zbriti Kurani ata nuk e pranuan, por thonin se zemrat e tyre disi nuk e kuptonin, nuk e pranuan as Muhamedin, edhe pse sipas mësimeve të