20. Ta Ha · ajete 111–114

سورة طه
111

۞ وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ وَقَدۡ خَابَ مَنۡ حَمَلَ ظُلۡمٗا

We ‘anetil-wuxhuhu lilhejjil-kajjumi we kad habe men hemele dhulmæn

E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.

112

وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا يَخَافُ ظُلۡمٗا وَلَا هَضۡمٗا

We men ja’mel mine es-salihati we huwe mu’uminun fela jehafu dhulmæn we la hedmæn

Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).

113

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا وَصَرَّفۡنَا فِيهِ مِنَ ٱلۡوَعِيدِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ أَوۡ يُحۡدِثُ لَهُمۡ ذِكۡرٗا

We kedhelike ‘enzelnahu kur’anæn ‘arebijæn we serrefna fihi minel-wa’idi le’allehum jettekune ‘ew juhdithu lehum dhikræn

Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre përvojë mësimi.

114

فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۗ وَلَا تَعۡجَلۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مِن قَبۡلِ أَن يُقۡضَىٰٓ إِلَيۡكَ وَحۡيُهُۥۖ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا

Feta’alallahul-melikul-hekku we la ta’xhel bil-kur’ani min kabli ‘en jukda ‘ilejke wehjuhu we kul rabbi zidni ‘ilmæn

I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi përshkruhet tregimi për Musain përmendet se ai tregim i rrëfehet Muhamedit a.s. nga ana e Zotit, përmes këtij Kurani që është plot këshilla e dituri të dobishme, ndërkaq ai që refuzon mësimet e tij, ai do ta ngarkojë keq veten Ditën e Kijametit, kështu që kur t’i fryhet surit për ringjallje, ata do të ngrihen të shëmtuar, me fytyra të nxira, e sy të mavijosur dhe do të kuptojnë, se jeta e kësaj bote nuk ka qenë më shumë se një ditë. Idhujtarët i thonin Muhamedit a.s., se ç’mund të bëjë Zoti i tij me këto kodra, me këta shkëmbinj e me këto male, e këtë e bënin në shenjë talljeje. Kurani sqaron, se ato do të bëhen hi e pluhur, e toka do të jetë e rrafshët, pa asnjë send mbi faqen e saj, ndërsa thirrjes për tubim në vendin e caktuar për gjykim, i përgjigjen të gjithë pa bërë zë. Atë ditë mund të ndërmjetësojnë për shefaat pejgamberët etj., vetëm për atë njeri, për të cilin Zoti lejon. Ata që refuzuan mësimet e Zotit do të dalin para Tij të turpëruar, sikurse të zënët rob, ndërsa ata që besuan e bënë vepra të mira, do ta gëzojnë në mënyrë të plotë shpërblimin e merituar. Kurani përsërit shumë herë vërejtjen për rrezikun nga dënimi në zjarr të xhehenemit, iu flet idhujtarëve në gjuhën e tyre, në mënyrë që ata ta kuptojnë atë e të mbledhin