فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۗ وَلَا تَعۡجَلۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مِن قَبۡلِ أَن يُقۡضَىٰٓ إِلَيۡكَ وَحۡيُهُۥۖ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا
I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi përshkruhet tregimi për Musain përmendet se ai tregim i rrëfehet Muhamedit a.s. nga ana e Zotit, përmes këtij Kurani që është plot këshilla e dituri të dobishme, ndërkaq ai që refuzon mësimet e tij, ai do ta ngarkojë keq veten Ditën e Kijametit, kështu që kur t’i fryhet surit për ringjallje, ata do të ngrihen të shëmtuar, me fytyra të nxira, e sy të mavijosur dhe do të kuptojnë, se jeta e kësaj bote nuk ka qenë më shumë se një ditë. Idhujtarët i thonin Muhamedit a.s., se ç’mund të bëjë Zoti i tij me këto kodra, me këta shkëmbinj e me këto male, e këtë e bënin në shenjë talljeje. Kurani sqaron, se ato do të bëhen hi e pluhur, e toka do të jetë e rrafshët, pa asnjë send mbi faqen e saj, ndërsa thirrjes për tubim në vendin e caktuar për gjykim, i përgjigjen të gjithë pa bërë zë. Atë ditë mund të ndërmjetësojnë për shefaat pejgamberët etj., vetëm për atë njeri, për të cilin Zoti lejon. Ata që refuzuan mësimet e Zotit do të dalin para Tij të turpëruar, sikurse të zënët rob, ndërsa ata që besuan e bënë vepra të mira, do ta gëzojnë në mënyrë të plotë shpërblimin e merituar. Kurani përsërit shumë herë vërejtjen për rrezikun nga dënimi në zjarr të xhehenemit, iu flet idhujtarëve në gjuhën e tyre, në mënyrë që ata ta kuptojnë atë e të mbledhin