20. Ta Ha · ajete 115–119

سورة طه
115

وَلَقَدۡ عَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ ءَادَمَ مِن قَبۡلُ فَنَسِيَ وَلَمۡ نَجِدۡ لَهُۥ عَزۡمٗا

We lekad ‘ahidna ‘ila ‘ademe min kablu fenesije we lem nexhid lehu ‘azmæn

Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.

116

وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ

We ‘idh kulna lilmela’iketi esxhudu li’deme fesexhedu ‘illa ‘iblise ‘eba

Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi".

117

فَقُلۡنَا يَٰٓـَٔادَمُ إِنَّ هَٰذَا عَدُوّٞ لَّكَ وَلِزَوۡجِكَ فَلَا يُخۡرِجَنَّكُمَا مِنَ ٱلۡجَنَّةِ فَتَشۡقَىٰٓ

Fekulna ja ‘ademu ‘inne hadha ‘aduwun leke we lizewxhike fela juhrixhennekuma minel-xhenneti feteshka

E Ne i thamë: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)".

118

إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعۡرَىٰ

‘Inne leke ‘ella texhu’a fiha we la ta’ra

Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.

119

وَأَنَّكَ لَا تَظۡمَؤُاْ فِيهَا وَلَا تَضۡحَىٰ

We ‘enneke la tedhme’u fiha we la tedha

Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë.