20. Ta Ha · ajete 118–120

سورة طه
118

إِنَّ لَكَ أَلَّا تَجُوعَ فِيهَا وَلَا تَعۡرَىٰ

‘Inne leke ‘ella texhu’a fiha we la ta’ra

Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.

119

وَأَنَّكَ لَا تَظۡمَؤُاْ فِيهَا وَلَا تَضۡحَىٰ

We ‘enneke la tedhme’u fiha we la tedha

Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë.

120

فَوَسۡوَسَ إِلَيۡهِ ٱلشَّيۡطَٰنُ قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ هَلۡ أَدُلُّكَ عَلَىٰ شَجَرَةِ ٱلۡخُلۡدِ وَمُلۡكٖ لَّا يَبۡلَىٰ

Feweswese ‘ilejhi esh-shejtanu kale ja ‘ademu hel ‘edulluke ‘ala shexheretil-huldi we mulkin la jebla

Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: "O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!"