We kedhelike nexhzi men ‘esrefe we lem ju’umin bi’ajati rabbihi we le’adhabul-’ahireti ‘esheddu we ‘ebka
Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
‘Efelem jehdi lehum kem ‘ehlekna kablehum minel-kuruni jemshune fi mesakinihim ‘inne fi dhalike le’ajatin li’wli en-nuha
A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.
Fasbir ‘ala ma jekulune we sebbih bihemdi rabbike kable tulu’i esh-shemsi we kable gurubiha we min ‘ana’il-lejli fesebbih we ‘etrafe en-nehari le’alleke terda
Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim).
We la temuddenne ‘ajnejke ‘ila ma metta’na bihi ‘ezwaxhæn minhum zehretel-hejæti ed-dunja lineftinehum fihi we rizku rabbike hajrun we ‘ebka
Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
We ‘mur ‘ehleke bis-selæti we estebir ‘alejha la nes’eluke rizkæn nehnu nerzukuke wel-’akibetu lilttekwa
Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.