20. Ta Ha · Ajeti 131 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 20:115–20:135

Ngjarja rreth përuljes së engjëjve me urdhërin e Zotit ndaj Ademit dhe e refuzimit të shejtanit, është përsëritur në shtatë kaptina të Kur'anit me qëllim që besimtarët të kuptojnë se duhet zbatuar urdhërin e Zotit, i duhet larguar prej ndalesave dhe rikujtuar armiqësinë e shejtanit, të cilën ai e shfaqi kundër babait të tyre, i Ademit, e të cilën e shfaq edhe ndaj secilit pasardhës të Ademit.

Zoti xh. sh. ia bëri me dije Ademit armiqësinë e dreqit, ia bëri me dije telashet që do ta goditnin nëse do të dëgjonte mësimet e tij, por shejtani, me vesvesen e tij, e preku Ademin në dy pikat që janë më të ndieshmet dhe më lakmueset për njeriun në përgjithësi. E preku në pavdekshmëri, d.m.th. në jetë të amshueshme dhe në pasuri të pashtershme. Që të dyja këto ia ka anda njeriut, andaj, jo nga lakmia për të ngrënë nga ajo pemë, por nga lakmia e fitimit të atyre dy cilësive, Ademi u mashtrua.

Si masë e parë e ndëshkimit të Ademit dhe të Havës, ishte ajo kur ata u zhveshën prej petkut, që ishin rreze drite të cilat mbulonin trupin e tyre, e kur u zbuluan, ngarendin e mblidhnin gjethe të pemevë të xhennetit duke mbuluar avretin e tyre.

I Në xhennet jetën e kishin të garantuar pa kurrfarë mundi, e kur u larguan prej aty, çështja e jetës e gjallimit mbeti përgjegjësi e njeriut, e si rrjedhojë e saj, paraqiten mosmarrëveshjet dhe grindjet mes njerëzve, andaj u thuhet se do të jenë armiq të njëri-tjetrit, nëse nuk u përmbahen mësimeve të Zotit, që do t'i sillte me shpallje përmes pejgamberëve. Kush ua kthen shpinën porosive të Zotit, ai edhe në këtë jetë do të jetë gjithnjë në vështirësi, por mjerimi kryesor është se ai në botën tjetër do të jetë i mënjanuar nga mëshira e Zotit.

Muhammedi urdhërohet të jetë i durueshëm ndaj përgojimeve të armiqve, urdhërohet t'i falë pesë kohët e namazit e të mos u lakmojë atyre që përjetojnë kënaqësi të kësaj jete, pse kjo jetë është vetëm sprovë, është begati e shkurtër dhe e zhdukshme, e të mirat e Zotit janë shumë më të mëdha e të përjetshme. Pra, çështja e rrojtjes nuk guxon të jetë preokupim e ta largojë njeriun nga namazi dhe përkujtimi ndaj Zotit.

Idhujtarëve u erdhi Muhammedi me Kur'an në të cilin përkshkruheshin ngjarjet e shënuara në librat e mëparshëm, me çka dokumentohej se Kur'ani ishte mrekulli e shpallur prej Zotit, madje edhe në librat e hershëm kishte shënime për ardhjen e Muhammedit, e të Kur'anit, e megjithkëtë ata kërkonin ndonjë mrekulli tjetër, andaj u thuhet të pritnin se do të shihnin se cila ishte rruga e drejtë, e tyre ose ajo e besimtarëve të drejtë, e besimtarëve të besimit islam.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "TA HA". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 20:131–20:132

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur Muhamed ﷺ: - “Mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete, me të cilën bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me

të!” - Mos ua hidh shikimin fare atyre të shfrenuarve, që kanë kaluar çdo kufi, dhe dëfrimeve në të cilat ata janë zhytur, sepse ato do të zhduken shpejt. Ato u janë dhënë atyre thjesht dhe vetëm për t’i vënë në provë. Shumë pak adhurues janë mirënjohës për mirësitë që Allahu u ka dhuruar. Dije se Allahu të ka dhuruar ty mirësi shumë më të mëdha se ato që u ka dhënë atyre. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ne të kemi dhënë një shtatëshe (ajetesh), që përsëritet, dhe Kuranin e madh. Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre e as mos u brengos për ta (dhe mohimin e tyre) ! Shtrije dorën e mëshirës dhe të butësisë ndaj besimtarëve!” [Hixhr 87, 88]. Në këtë premtim përfshihen edhe mirësitë e pafundme që Allahu ka rezervuar për Profetin e Tij të dashur në ahiret. Sikurse tha: “Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh. ” [Duha 4, 5]. Ato janë shumë më të mëdha, që të mund të përshkruhen, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: - “Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. ” - Në Sahih shkruhet se: 1802. “Umer Ibn Hatabi shkoi tek Profeti i Allahut, gjatë kohës kur ai ishte larguar nga gratë e tij dhe kishte vendosur të mos shkonte me to. Ai e pa atë të mbështe - tur të shtrirë në një rrogoz, të shtruar mbi rërë. Ai vërejti, gjithashtu, se në dhomë nuk kishte gjë tjetër, përveç një hasre të varur në mur. Sytë e Umerit filluan të lotonin, prandaj Profeti i Allahut e pyeti: “Përse qan, o Umer?” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, Kisra dhe Kajseri, me gjithë tiraninë dhe poshtërsinë e tyre, kanë mirësi të mëdha dhe janë të zhytur në luks, ndërsa ti, i zgjedhuri i Allahut mes të gjitha krijesave, je në këtë gjendje!” Profeti ﷺ i tha: “Mos vallë, ke dyshime, o Ibn Hatab? Ata janë njerëz, që Allahu ua ka lënë të gjitha mirësitë dhe kënaqësitë për këtë dynja.” Kështu, Profeti i Allahut ishte njeriu më asket dhe më i larguar nga kënaqësitë e dynjasë, edhe pse kishte mundësinë dhe pushtetin që të shijonte gjithçka prej saj. Përkundrazi, sa herë që ai mblidhte diçka nga pasuria e kësaj bote, e shpërndante atë mes robërve të Allahut, duke mos mbajtur për veten e tij asgjë, madje as për të nesërmen e tij. Nga Ebu Seidi përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ajo që më së shumti kam frikë për ju është pasuria e madhe e dynjasë që ju sjell Allahu.” Njerëzit e pyetën: “E çfarë janë pasuritë e dynjasë, o i Dërguari i Allahut?” - “Janë begatitë e shumta të tokës” - tha ai. [Buhariu dhe Muslimi]. - “Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! ” - Domethënë, shpëtoji ata nga ndëshkimi, duke i urdhëruar ata për vepra të mira dhe për namaz. Edhe ti duhet të jesh i durue - shëm në faljen e namazit dhe kujdesin për ta përkryer atë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “ O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6]. - “Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde) . Ne të furnizojmë ty (dhe ata).” - Nëse je i kujdesshëm dhe e fal namazin me rregull, ka për të të ardhur kësmeti andaj nga nuk e pret, siç thotë i Lartësuari: “... Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugë - zgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret. Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të. Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi.” [Talak 2, 3]. Ose: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furni - zuesi i madh i Gjithëfuqishmi e Fuqiploti.” [Dhariat 56, - 58]. Në këtë ajet thotë: “Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde) . Ne të furnizojmë ty (dhe ata) .” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Thabiti, i cili ka thënë:

1803. “Profeti ﷺ kur e kapte ndonjë nevojë e madhe i drejtohej familjes së vet dhe i thoshte: “O Familja ime! Faluni, faluni!” Thabiti thotë: Dhe Profetët kur mbi ta zbriste ndonjë çështje e vështrirë , ndonjë bela dhe sprovë , v raponin menjëherë drejt namazit dhe nxitonin për të falur namaz. Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe sjellin hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut tregon: 1804. “Allahu i Lartësuar thotë: “O biri i Ademit! Veçohu dhe përkushtohu tërësisht në adhurimin ndaj Meje, që ta mbush gjoksin me pasuri, që të kujdesem dhe ta largoj varfërinë tënde. Nëse nuk e bën, do ta mbush gjoksin me angazhime dhe nuk kam për ta larguar varfërinë tënde!”” Ibn Maxhe sjell hadithin e Abdullah Ibn Mesudit, që thotë: “E kam dëgjuar Profetin tuaj ﷺ të thotë: “Ai i cili i mbledh të gjitha angazhi - met e tij në një: angazhimin për Ditën e Premtuar, Allahu ka për t’i mjaftuar atij në lidhje me hallet e dynjasë. Ndërsa ai që shpërndahet në angazhimet e shumta të dynjasë (pa u kujdesur për ahiretin), nuk do të ketë asnjë rëndësi për Zotin se në çfarë lugine të Tij do të vdesë ky njeri!” 26 Pra, e meriton të jetë i braktisur, i harruar. Ibn Maxhe sjell edhe hadithin e Zejd Ibn Thabitit, i cili rrëfen: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Atij, brenga e të cilit është vetëm dynjaja, Allahu ka për t’ia shpërndarë punët e tij, do t’ia shkruajë varfërinë mes dy syve dhe nga dynjaja ka për t’iu dhënë veçse ajo që është shkruar për të se do t’i jepet. Ndërsa ai që ka pikësynim ahiretin, Allahu ka për t’ia mbledhur (e sistemuar) punët e tij, ka për t’ia shkruar pasurinë në zemër dhe atij do t’i vijë dynjaja e nënshtruar.” 27 - “Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria.” - Përfundimi i mirë në dynja dhe në ahiret i takon atyre që përkushtohen në adhurim. Përfundimi i mirë për atë që i ruhet ndëshkimit të Allahut të Lartësuar, duke përmbushur urdhëresat dhe duke u larguar nga haramet, është Xheneti. Në një hadith të saktë, Profeti ﷺ ka thënë: 1805. “Sot natën pashë sikur ishim në shtëpinë e Ukbe Ibn Rafia dhe sikur na u sollën hurma të njoma, nga hurmat e Ibn Tab -it (kështu quhej një lloj i mirë hurmash) . Unë e interpretova këtë ëndërr se: përfundimi i mirë, ngritja dhe triumfi do të jetë për ne në dynja dhe në ahiret dhe se feja jonë tashmë është përmbushur.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 20:128–20:131

- A nuk është paralajmërim për ata (që të kujtojnë) se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve (tani) janë duke ecur? Sigurisht, në këtë ka Argumente për ata që kanë arsye të shëndoshë. - Allahu i Madhëruar solli në Kur'an historitë e shumë popujve të shkuar, të cilët Ai i ndëshkoi për mosbesimin dhe për shpërfilljen e të vërtetës. Allahu i Madhëruar shtron një pyetje, që duhet t’i bëjë njerëzit të mendojnë: A nuk nxjerrin mësim këta mohues të së vërtetës nga historia e popujve të ndëshkuar, të cilëve ua njohin mirë historinë dhe vendbanimet? Të tillë ishin populli i Hudit, Salihut, i Lutit etj. A nuk nxjerrin mësime nga ato histori dhe të pasojnë rrugën e Zotit, duke u larguar nga rruga e shkatërrimit? Të gjithë popujt e shkuar, kur refuzuan të dërguarit dhe iu kthyen shpinën shpalljeve, u dënuan me ndëshkime të dhembshme. Atëherë, pse janë të sigurt këta që nuk i godet i njëjti ndëshkim, siç i goditi ata të tjerët?! Zoti thotë: “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në Librat e qiellit? Mos, vallë, po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?!” Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë (të tmerruar). Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” [Kamer 43 – 46]. Këta mohues nuk janë aspak më të mirë se ata të popujve të shkuar, që të mendojnë se mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut. Madje këta të sotmit janë më të këqinj se ata, sepse këta kanë mohuar Profetin më të zgjedhur dhe Librin më të rëndësishëm dhe madhështor të

Zotit. Gjithashtu, këta nuk kanë ndonjë premtim të dhënë nga Zoti se do të jenë të ruajtur nga ndëshkimi. As pretendimi i tyre i mjerë se ushtritë dhe aleatët e shumtë që kanë do t’i mbrojnë nga dënimi i Allahut nuk është i vërtetë. Madje, ata janë shumë më të poshtëruar dhe të nënçmuar. Kështu, shkatërrimi i popujve të shkuar për gjynahet dhe mohimin e tyre konsiderohet si një nga shkaqet e udhëzimit, nëse njeriu do të dinte të nxirrte mësime, sepse ato konsiderohen si shenja treguese për vërtetësinë e shpalljeve të Zotit dhe të profetëve të Tij. Ato tregojnë, gjithashtu, ligësinë dhe humbjen e atyre popujve mohues. Por jo çdo njeri përfiton nga shenjat dhe shpalljet e Allahut. Nga ato përfitojnë veçse të mençurit dhe të diturit, ata që dinë të kuptojnë e të mendojnë me ftohtësi e drejtësi, ata që kanë mendje të shëndoshë dhe natyrë të papërlyer. - Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar). - Ky ishte një ngushëllim për Profetin dhe, gjithashtu, një porosi për të qenë i duruar, që të mos kërkonte shkatërrimin e mohuesve të së vërtetës. Në fakt, thjesht mohimi i së vërtetës është shkak i mjaftueshëm i dënimit. Allahu na ka treguar se ndëshkimet shkaktohen nga gjynahet. Edhe ata e kishin mbushur kupën, por ndëshkimi nuk po u vinte sepse nuk ishte plotësuar ende afati që Allahu kishte vendosur për ta. Mbase ata e reflektonin, mbase pendoheshin, dhe kështu Allahu e largonte ndëshkimin që ishte përgatitur për ta. Më pas, nëse vjen koha e zbritjes së dënimit, asgjë nuk e kthen apo pengon atë. - Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi. - Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të bënte durim ndaj fjalëve fyese në adresë të tij dhe e urdhëroi që ta mësonte veten të ishte i durueshëm. Gjithashtu, Allahu e porositi Profetin (a.s.) që ta qetësonte veten me tesbih dhe tahmid në këto vakte të veçanta: para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, në skajet e ditës. Momentet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij janë përmendur në mënyrë të veçantë, edhe pse ato përfshihen “në skajet e ditës”, për të treguar rëndësinë dhe dobinë e madhe të dhikrit në këto kohë. Pastaj përmendet edhe koha e natës. Kuptimi: Nëse e bën këtë, do të kënaqesh me atë që do të të japë Zoti yt që në këtë botë dhe me shpërblimin e përjetshëm në botën tjetër. Zemra jote do të gjejë prehjen dhe qetësinë dhe sytë e tu do të lumturohen me adhurimin e Zotit tënd. Ky do të jetë një ngushëllim i madh kundrejt mundimeve që të sjellin jobesimtarët. Kështu do të kalitet durimi yt, ndërsa shpërblimi për ty do të jetë pa llogari. - Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të! – Mos u mahnit nga kënaqësitë e kësaj bote, mos u huto pas ushqimeve, pijeve të shijshme, veshjeve luksoze, shtëpive e kështjellave gjigande e grave të bukura, që zotërojnë disa të mashtruar të kësaj bote. Të gjitha ato janë stoli të kësaj bote, pas të cilave mahniten të mashtruarit. Pas tyre jepen tërësisht ata që i kanë kthyer shpinën ahiretit dhe janë treguar të padrejtë. Ata e shikojnë këtë botë si vendin ku gjejnë kënaqësinë dhe prehjen. Por shumë shpejt ajo do të largohet dhe bashkë me të edhe ata që janë mahnitur pas saj. Ata do të pendohen atëherë kur pendimi nuk do t’iu bëjë më dobi. Ata do të shohin realitetin e kësaj gjendjeje fatkeqe kur të ringjallen Ditën e Kijametit. Allahu e ka bërë këtë jetë thjesht si sprovë, për të dalë në pah ata që mashtrohen pas saj dhe ata që bëjnë vepra të mira, sikurse thotë Allahu: “Gjithçka në tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” [Kehf 7]. - Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. - Rrizku i Zotit

është më i mirë. Në jetën e kësaj bote, nëse Zoti të ka dhënë dituri të pastër rreth besimit, të ka dhënë iman të sinqertë e korrekt dhe të ka mësuar si të bësh vepra të mira, dije se të ka dhënë mirësitë më të mëdha të kësaj jete. Ndërsa në ahiret, ajo që të premtohet është shumë më madhështore sesa të mund të përshkruhet me fjalë: mirësi të përjetshme, jetë në paqe e kënaqësi pranë Zotit Mëshirëplotë. Kjo është shumë më e mirë se të gjitha ato stoli që u kemi dhënë të mashtruarve me dynjanë. Mirësitë e premtuara nga Zoti janë të përhershme, që nuk shterojnë kurrë. Si ushqimet, ashtu edhe hijet e bukura janë të përjetshme në Xhenet, siç thuhet në Kur'an: “Ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme." [El ea’la 17]. Ky ajet na mëson që, nëse njeriu ndien tek vetja tërheqje drejt stolive të kësaj jete mashtruese, le të kujtojë premtimin e Allahut dhe le të bëjë krahasimin e dy rasteve.

← Ta Ha 20:131