20. Ta Ha · ajete 15–18

سورة طه
15

إِنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٌ أَكَادُ أُخۡفِيهَا لِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا تَسۡعَىٰ

‘Inne es-sa’ate ‘atijetun ‘ekadu ‘uhfiha lituxhza kullu nefsin bima tes’a

S'ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.

16

فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنۡهَا مَن لَّا يُؤۡمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرۡدَىٰ

Fela jesuddenneke ‘anha men la ju’uminu biha we ettebe’a hewahu feterda

Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dy shkronjat e para, Ta dhe Ha janë sikurse edhe të tjerat në fillim të kaptinave, që sipas mendimit të një shumice dijetarësh janë të pashpjegueshme -muteshabih. Sipas Ibni Abasit etj. do të thotë: O njeri! Ka mendime se ato shkronja janë emër i Pejgamberit, emër i kaptinës, ose është: “i lumi ai që ka gjetur rrugën e drejtë”, apo është “shkele tokën o Muhamed” etj. Zoti xh. sh. i thotë Muhamedit a.s., se Kuranin nuk ia ka zbritur që me të ta mundojë atë, por si këshillë e dritë për atë që ia ka frikën Zotit, që krijoi gjithçka dhe prej Fronit të vet udhëheq me gjithçka, prandaj i thotë, se në asnjë moment
17

وَمَا تِلۡكَ بِيَمِينِكَ يَٰمُوسَىٰ

We ma tilke bijeminike ja musa

O Musa, ç'është ajo që e ke në të djathtën tënde?

18

قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّؤُاْ عَلَيۡهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَـَٔارِبُ أُخۡرَىٰ

Kale hije ‘asaje ‘etewekke’u ‘alejha we ‘ehushshu biha ‘ala ganemi we lije fiha me’aribu ‘uhra

Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera."