20. Ta Ha · ajete 22–30

سورة طه
22

وَٱضۡمُمۡ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٍ ءَايَةً أُخۡرَىٰ

We edmum jedeke ‘ila xhenahike tehruxh bejda’e min gajri su’in ‘ajeten ‘uhra

Dhe, fute dorën tënde sqetullën tënde e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.

23

لِنُرِيَكَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا ٱلۡكُبۡرَى

Linurijeke min ‘ajatinal-kubra

(këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.

24

ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ

Edh/heb ‘ila fir’awne ‘innehu tega

"Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)".

25

قَالَ رَبِّ ٱشۡرَحۡ لِي صَدۡرِي

Kale rabbi eshreh li sedri

Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!"

26

وَيَسِّرۡ لِيٓ أَمۡرِي

We jessir li ‘emri

Dhe më lehtëso në këtë punë timen!

27

وَٱحۡلُلۡ عُقۡدَةٗ مِّن لِّسَانِي

We ehlul ‘ukdeten min lisani

Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!

28

يَفۡقَهُواْ قَوۡلِي

Jefkahu kawli

Që ta kuptojnë fjalën time!

29

وَٱجۡعَل لِّي وَزِيرٗا مِّنۡ أَهۡلِي

We exh’al li weziræn min ‘ehli

Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,

30

هَٰرُونَ أَخِي

Harune ‘ehi

Harunin, vëllain tim,*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në disa nga këto ajete përmenden të mirat e Allahut, të cilat i krijoi për njerëzit, si: tokën që ua bëri të përshtatshme, të begatshme, që të mund të ecin nëpër të gjitha anët e saj dhe të shfrytëzojnë begatitë që i krijoi Allahu dhe ashtu të jetojnë. I frymëzuar prej fjalës së Zotit: "Ecni nëpër viset e saj e kërkoni begati...", Omeri, halifi i dytë kalon pranë një grupi njerëzish, që rrinin ulur dhe iu thotë: "Kush dhe çka jeni?" Ata i thanë: "Jemi të mbështetur në Zotin!"- Ai u tha: "Jo, ju jeni barrë e të tjerëve; i mbështetur është ai që e hedh farën në tokë dhe ia beson Zotit!" Edhe pse Zoti ua bëri tokën të përshtatshme për jetë e gjallërim, ajo mund të dridhet dhe t’i lëshojë njerëzit, madje ka mundësi, që edhe nga qielli të lëshohet ndonjë furtunë e të bëjë shkatërrime. Prej këtyre njerëzit nuk janë të garantuar, por këto janë masa ndëshkuese për kokëfortit, prandaj duhet të kërkojmë mbrojtje prej Zotit. Njeriu, i cili nuk vështron kohë pas kohe me vëmendje të gjitha dukuritë në ekzistencë, dhe të cilat dokumentojnë fuqinë e pakufishme të Zotit Krijues, e pastaj nuk bindet në